Kosovë, Bajrami: Nxënësit ta fillojnë mësimin të hënën

Qeveria e Kosovës, ka marrë vendim që mësimdhënësve t’ua paguaj 0.5 përqindëshi për përvojën e punës. Pagesa e 0.5 përqindëshit do të bëhet nga ky muaj.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Arsimit, Shkncës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami. Ai është shprehur se mësimdhënësit më nuk kanë arsye se pse të futen në grevë meqë është marrë vendimi që t’u plotësohet kërkesa kryesore.
“Kemi marrë vendim për fillimin e pagesës për të gjithë mësimdhënësit e arsimit për 0.5 për qind për një vit pune. Më lejoni të ju njoftojë se Qveria e Kosovës sot ka marër vendim me të cilin fillon pagesa e përvojës së punës për 0.5 për qind për të gjithë arsimtarët e nivelit parauniversitar”, ka thënë Bajrami.

Ai shtoi se janë siguruar të gjitha mjetët dhe se është plotësuar kërkesa kryesore e sindikatës së arsimit që ka paralajmëruar grevë për plotësimin e kësaj cështejeje.
“Tani me plotësimin e kësaj kërkese, me sjelljen e këtij vendimi, mendoj se nuk ka arsye për grevë.
Unë shfrytëzojë që të ftojë të gjithë nxënësit, arsimtarët dhe prindërit që të hënën të jenë në shkolla dhe të mos humbasin asnjë orë mësimi sepse interesi i tyre është vijimi i rregullt i mësimit”, ka thënë ndër tjerash ministri i arsimit./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button