Meta – Neziri, diskutojnë për realizimin e disa projekteve të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, priti në Tiranë ministrin i ekonomisë Bekim Neziri.
Në këtë takim të dy palët shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritashëm midis dy vendeve, duke filluar nga këmbimi tregtar midis dy vendeve me vlerë të tërësishme mbi 122 milionë dollarë dollar për vitin 2014, i cili është i rregulluar në pajtim me Marrëveshjen CEFTA e deri te projektet të cilat kontribojnë për ndërlidhjen më të madhe të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Shqipërisë.

Theks i veçantë iu kushtua projektit „400 kV largpërçues interkonektiv (Maqedoni – Manastir) – (Shqipëri – Elbasan)” i cili u vë në listën e projekteve prioritare në kuadër të Bashkësisë Energjetike në sferën e infrastrukturës energjetike, me ndërtimin e të cilit përfitime do të kenë ssistemi elektrotransmetues i Shqipërisë dhe i Maqedonisë duke pasur parasysh se është ndërlidhja e parë interkonektive midis dy sistemeve. Neziri deklaroi se me këtë largpërçues do të kompeltohet Korridori 8 dhe do të përmirësohen kapacitetet e tensionit në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, do të evitohet mbingarkimi i largpërçuesve të caktuar, por edhe do të rriten rrjedhat e energjisë elektrike që kontribuon në zhvillimin e tregut rajonal të energjisë elektrike.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e vendosjes së interkoneksioneve në sferën e gazit natyror midis këtyre dy vendeve fqinjë, që gjithashtu do të kontribuojnë në sigurinë e furnizimit të konsumatorëve me energensa, ndërsa në sferën e infrastrukturës rrugore theks i veçantë iu kushtua projekteve të Korridorit 8 midis të cilave autostrada e re Kërçovë – Ohër me investim prej 374 milionë euro, e cila filloi të ndërtohet në gjysmën e parë të vitit 2014 dhe parashihet të përfundon për 45 muaj.

Neziri dhe Meta e theksuan rëndësinë e seksionit lindor – perëndimor si një prioritet i përbashkët dhe i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit, sepse ndërlidh lëvzjen transportuese nga Adriatiku deri në Detin Jon në Evropë me Detin e Zi dhe Azinë.

Në sferën e infrastrukturës hekurudhore u bisedua edhe për planin e ndërtimit të përafërsisht rreth 63 kilometrash hekurudhë, për të cilin është paraparë buxhet prej 8 milionë eurosh dhe është në fazë të përpunimit të projektit themelor nga ana firmës konsultuese nga Spanja “TYPSA”, me të cilën është nënshkruar marrëveshja kah fundi i viti të kaluar. Në pajtim me marrëveshjen përgatitja e projektit është me kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe planifikohet të përfundon në gjysmën e dytë të viti 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button