Në Shkup mbahet konferenca rajonale dy ditore për punësim

Konferenca rajonale dyditore për punësim që filloi sot në Shkup do të trajtojë çështjen e krijimit të vendeve të punës për stimulimin e barazisë dhe prosperitetit.

Është paralajmëruar prania e qindra kreatorëve dhe ekspertëve të Evropës Juglindore dhe Turqisë. Do të bisedojnë për atë se si të zgjidhet kriza me papunësinë në rajon dhe të stimulohet rritja ekonomike e cila do të krijojë më shumë vende pune.

Konferenca organizohet nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP).

Në konferencë do të prezantohen shembuj të suksesshëm të politikave dhe programeve për promovimin e sipërmarrësish si një prej zgjidhjeve të shkallës së lartë të papunësisë te të rinjtë, përshtatja e programeve për zhvillimin e aftësive përmes konsumit në tregun e punës, nxitja e kompanive të qëndrueshme dhe “të gjelbra”, si politika të cilat kanë për qëllim ta hapin tregun për grupet e qytetarëve të cilët me vështirësi punësohen.

Lajme të ngjashme

Back to top button