Eli Fara tregon dashurinë (FOTO)

Eli dhe Marina, foto pranverore

Raporti i tyre, në fakt, asnjëherë nuk të lë përshtypjen se është një raport nënë e bijë, sepse sa herë shfaqen, është e vështirë të dallosh cila është nëna dhe cila është bija. Pra ky nuk është rasti i nënave të njohura që prezantojnë vajzat e rritura, krenarinë dhe ngjashmërinë që kanë mes tyre. Kjo fazë ka kaluar për këngëtaren e njohur Eli Fara, e cila të bijën Marina e ka prezantuar në publik prej kohësh, duke e treguar edhe krenarinë për dhuratën më të madhe që i ka bërë jeta. Por ky është një moment tjetër…

Kanë kaluar vetëm disa ditë nga ditëlindja e Marinës, kur këngëtarja i kushtoi së bijës një urim special dhe ja ku vijnë disa foto të tjera nga dyshja bukuroshe. Këtë herë me ngjyra dhe ndjesi pranvere, këngëtarja dhe e bija kanë postuar në profilet e tyre disa foto të realizuara së fundmi, për të cilat kanë të dyja një koment: “Dashuri”. Nga sa duket, e bija ka trashëguar jo vetëm gjenin e bukurisë, por në të njëjtën kohë, edhe sharmin e së ëmës, e cila këto ditë të ngrohta s’mund t’i kalonte më bukur, veçse me Marushkën, dashurinë e jetës, dhe ndjesinë që i fal pranvera.

Lajme të ngjashme

Back to top button