E paftuar

Dhe…

u takuam përsëri,

dhimbje që më sjell zjarrmi.

Nuk të dëshirova. As sot.

As që më pyete, prap.

Dhe ja…u takuam përsëri,

u ule në vendin e zakonshëm,

zure vendin tënd, si e privilegjuar.

Nuk të ftova. Erdhe.

Dhe nuk u struke, si e paftuar.

Paturpësisht… u shtrive.

Arlinda Zymeri

Lajme të ngjashme

Back to top button