Putin: SHBA-në e pret fati i njëjtë si i Bashkimit Sovjetik

SHBA-në e pret i njëjti fat si ish-Bashkimin Sovjetik, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë të ashtuquajturës “Linjë direkte” të përgjigjeve tradicionale të qytetarëve rusë, që transmetohet drejtpërdrejtë në disa radio dhe televizione.

Ai theksoi se Rusia asnjë vend nuk e sheh si kundërshtar, por kërkon të trajtohet si partner i barabartë.
“Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore me forcë ua impononte modelin e saj vendeve nga të Evropës Lindore dhe ajo nuk përfundoi mirë, tani të njëjtën e bën SHBA-ja, për këtë shkak atë e pret fati i njëjtë si i Bashkimit Sovjetik”, tha Putin.

Duke folur për rritjen e rrezikut nga terrorizmi islamik, Putin theksoi se grupi i xhihadistëve Shteti Islamik (SHI) nuk e rrezikon drejtpërdrejti Rusinë, por autoritetet ruse i ndjekin rusët dhe qytetarët e vendeve të tjera të Bashkësisë së shteteve të pavarura, se si ata bashkohen me xhihadistët.
“Kërcënim i drejtpërdrejtë për Rusinë nuk ka, por brengos ajo se në radhët e grupit ka qytetarë rusë”, tha Putin.

Lajme të ngjashme

Back to top button