Raundi i ri i dialogut Prishtinë – Beograd më 21 prill në Bruksel

Raundi i ardhshëm i dialogut politik të nivelit të lartë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pritet të mbahet ditën e martë më 21 prill, kështu thonë burimet diplomatike të Tanjugut nga Brukseli .

Sipas medieve serbe, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, është e gatshme që të martën pasdite të udhëtojë për në Bruksel nga Luksemburgu, ku më parë gjatë asaj dite do ta kryesojë Këshillin e Çështjeve të Jashtme të BE-së, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se raundi i fundit i bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës u mbajt më 9 shkurt në Bruksel, me ç’rast u nënshkrua marrëveshja për fushën e drejtësisë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button