Pranverë në Paris dhe Holandë

Pranvera duket se ka ardhur de facto në Paris dhe Holandë, ku të gjithë banorët kanë shijuar natyrën, rrezet e diellit dhe temperaturat që shënuan 25 gradë celsius në të dyja vendet.

Parizianët duket se kanë dalë të gjithë jashtë, në parqe, bare dhe restorante duke shijuar ushqimin nën rrezet e ngrohta të diellit.

“Është më e këndshme të shëtisësh nëpër qytet kur ka diell”, thotë një banore e kryeqytetit francez.

Kurse Kristoferin dielli e bezdis.

“Dielli krijon reflektime në ekranet e kompjuterit, është e vërtetë shumë e vështirë për të punuar, gati të verbon dhe duhet të punoj me syze, është një makth,” thotë ai.

Por ky rast është mbase një përjashtim, pasi francezët kishin mbushur ambientet e jashtme të restoranteve dhe parqet publike duke shijuar pranverën.

Edhe në Holandë temperaturat e larta dhe rrezet e diellit bënë që qindra njerëz të dalin jashtë, pasi këta të fundit kanë edhe një arsye më shumë, lulet e famshme hollandeze. Shumë njerëz u mblodhën në parkun Keukenhof, i njohur si Kopshti i Europës.

Parku është i hapur për rreth tetë javë çdo vit dhe për 2015 mbyllet më 15 maj.

6

7

Lajme të ngjashme

Back to top button