Karaxhic: Presim lajme te mira nga Lozana

Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç ka besim se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë do të marrë një vendin pozitiv për Serbinë, pasi sipas tij, Federata Serbe e Futbollit nuk ka asnjë përgjegjësi për gjithcka ndodhi në stadiumin e “Partizanit të Beogradit”.

“Ne nuk kemi faj për atë që ndodhi në Beograd. Asnjë nga skuadrat nuk mori pikë dhe droni i hedhur në fushë mund të jetë precedent i rrezikshëm për kualfiikueset e Europianit. Ky do të jetë argumenti ynë mbrojtës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që pritet ta përfundojë analizën e cështjes më 20 Prill. Presim lajme të mira nga Lozana”.

I pyetur për ndikimin që mund të ketë në këtë vendim miqësia e tij me presidentin e UEFA-s Michel Plattini, Karaxhiç tha se në këtë rast fatkeqësisht asnjë lloj miqësie nuk mund të ndikojë.

Pak ditë më parë, zëvendëspresidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Ivan Curkovic u shpreh se Serbia dhe Kroacia mund të pezullohen nga kompeticionet ndërkombëtare për rastet e përsëritura të dhunës, por Karaaxhic e hedh poshtë këtë skenar.

“Situata nuk është aq e frikshme sa e ka paraqitur Curkovic. Sigurisht që ka probleme, por ne nuk rrezikojmë pezullimin. Gjithsesi është shqetësuese që qeveria serbe nuk i zgjidh problemet që lidhen me futbollin në vendin tonë”.

Kreu i qeverisë së futbollit serb e ka të qartë se pa tre pikët e ndeshjes me Shqipërisë, Serbia do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në finalet e “Euro 2016″.

“Sigurisht që nëse rikthehen pikët e ndeshjes me Shqipërisë, do ta kemi më të lehtë kualifikimin në Europian. Asgjë nuk ka mbaruar, pasi janë luajtur vetëm katër ndeshje, pra gjysma e kualifikueseve”. /Supersport/

Lajme të ngjashme

Back to top button