Nëna e Rita Orës në ballinën e Global Women (Foto)

Nëna e Rita Orës, Vera Ora, ka pushtuar ballinën e revistës së famshme për gra, “Global Women”.

Pasi i dha famë motrës së saj Elena duke e shoqëruar në vente të ndryshme dhe duke postuar shpesh foto të përbashkëta me të në rrjetet sociale, Rita tash po “e ndihmon” edhe nënën e saj të bëjë më shumë famë.

Ka qenë në fakt “Global Women”, revista që ka realizuar një intervistë ekskluzive me nënën e këngëtares shqiptare, psikiatren Vera Sahatçiu (tash Vera Ora).

Edhe Rita nuk ka ngurruar që ta publikojë në rrjetet sociale fotografitë e të ëmës në ballinën e revistës së njohur, duke falënderuar atë për të gjitha sukseset e saj.

“Shumë njerëz thonë se nëna ime duhet të jetë krenare që më ka mua vajzë. Por, unë jam me fat dhe krenare që jam vajza e saj. Ajo është shoku im më i mirë, mbështetësja ime kryesore, heroi im. Ajo është gjithçka për mua. Unë nuk do të isha sot këtu ku jam, sikur të mos ishte ajo në anën time… Ju jeni një grua e mrekullueshme”, ka shkruar Rita në gjuhën angleze, transmeton Gazeta Blic.

Ajo e ka mbyllur komentin e saj me një fjalë shumë të veçantë, të cilën e ka shkruar në gjuhën shqipe. “Të dua tepër, mamë”! /Telegrafi/

ritanena1 ritanena2 ritanena3

Lajme të ngjashme

Back to top button