Krasniqi: Mustafa harroi sigurimin e Atdheut

Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për të hetuar SHIK-un e Vetëvendosjes ka nxitur reagimin e ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ky i fundit në rrjetin social facebook, e ka quajtur zbulim epokal deklaratën e Mustafës.

Sipas tij, Mustafa, në çdo mbledhje të Kuvendit po dëshmon se i mungon kultura dhe edukimi adekuat i komunikimit me deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton Tribuna Channel.

“Deri sot, gjithë shtyllat e programit të tij politik për qeverisje të mirë i kishte ngritur duke qenë kundërshtarë i fortë i partisë së Hashim Thaçit dhe Shikut, ndërsa asnjëherë nuk e apostrofoj Sigurimin e Atdheut, të cilin anëtarët e partisë se tij e kishin proklamuar me bujë gjatë legjislaturës së dytë, atëherë kur ishin në koalicion me AAK-në. Ai sot i harroi të gjitha ato që i kishte deklamuar gjatë më shumë se pesë viteve. Ai harroi edhe atë që e kishte thënë pak ditë para se ta lidhte martesën e qeverisjes më Thaçin, se “nuk mund të bëhej më PDK-në, e cila sipas tij i kishte kapur gjithë segmentet e shtetit””, thuhet ndër të tjera në postimin e Krasniqit në Facebook.

Krasniqi ka thënë se Mustafa i ka hangar të gjitha fjalët e veta të deridjeshme.

“Kryeministra te Qeverisë së Kosovës: Leni zbulimet epokale dhe parashikimet ogurzeza, merruni me qeverisjen e vendit! Kthejuni qytetarëve shpresën dhe besimin për një jetë të dinjitetshme në atdheun e tyre! Kjo është detyra e juaj”, përfundon postimi i ish kreut të Kuvendit./Tribuna Channel/

Lajme të ngjashme

Back to top button