Në Google shkruani “Find My Phone” për të gjetur lokacionin e pajisjes tuaj Android

Google është një gjeni digjital. Shkruani dëshirat tuaja në hapësirën për kërkim dhe -tadam- ja ku gjetët atë që kërkuat. Tani mund të shfrytëzoni Google-in për të gjetur pajisjet tuaja celulare Android. Vetëm shkruani fjalët ‘find my phone’ (gjeje celularin tim) në hapësirën për kërkim të Google nga kompjuteri juaj personal dhe në disa sekonda Google do gjen lokacionin e celularit tuaj në hartë dhe do të ju mundëson të komandoni celularin duke aktivizuar zilen.

Screenshot 2015-04-15 at 5.17.10 PM - Edited

Përdoruesit e Android kanë pasur mundësinë të gjejnë pajisjet e tyre nga distanca, por që sot ajo që duhet të bëni është të kyçeni në Android Device Manager nga ndonjë tjetër pajisje celulare ose kompjuteri juaj për të filluar kërkimin. Ky opsion i ri nuk kursen shumë kohë por kur keni humbur celularin tuaj, ndiheni sikur keni humbur një pjesën tuaj dhe çdo sekondë e kaluar pa pajisjen tuaj duket e gjatë.

Nëse, lokacioni i pajisjes tuaj është i pasigurtë, Ju mund të klikoni në hartën dhe do jeni të ridrejtuar në faqen e plotë të Android Device Manager ku do keni mundësinë të bllokoni apo të fshini të gjitha të dhënat në pajisjen tuaj.

Screenshot 2015-04-15 at 5.19.41 PM

Tani që kërkimi i pajisjes tuaj është më i lehtë Ju mund të keni qasje në lokacionin e fëmijëve tuaj pa pasur nevojë të kërkoni ato në celular përderisa janë në shkollë. Ju urojmë fat në kërkim!

Lajme të ngjashme

Back to top button