Turp dhe paqe !

I ikim shikimit apo turpi është ai i cili na bën të ulim kokën ? Apo paqja në vetvete, thellë në shpirt e dashuruar marrëzisht në lirinë e shpirtit për t’i dhënë dashni pandërprerë asaj se ne duhet të mbajmë paqe me shpirtin tonë.  Turpi i bashkëngjitet,  i flet në vesh zemrës, arrin të shtjellojë atë puthitjen me tokën ose qiellin duke iu shmangur asaj së gabuarës.  E pse themi se turpi lidhet me paqen ? Sepse përderisa i shmangemi asaj së gabuarës ne thellë në shpirt ndjejmë paqe, siguri dhe lehtësim sepse nuk kemi dëgjuar atë që na shoqëron në krahun e majtë. Paqja është lum i pashterur, ngjyrë e kaltër si qielli ku bashkon mijëra dukuri në vetvete, e stërngarkon pozitvitetin, e optimizmin e bën shok të zemrës. Sytë janë të vetmit që dëftojnë për shumë gjëra pa folur asnjë fjalë. Kur paqja mbizotëron në shpirt, gjërat e kota, njerëzit jo të mirë nuk i vëren, gjëra që kohë më parë të kishin tharë, sepse uji- paqe ka munguar në shpirt, paqja shëron. Është ilaçi i vetëm me të cilin mjekon çdo plagë e çdo plasë të trupit apo lëkurës, madje edhe atë të syve tanë. Paqja edhe turpi bashkojnë dy gjëra kur i bëjnë ballë njëra tjetrës: Bukurisë dhe shpirtit besimplotë. Kur shohim se njerëzit ulin kokën, skuqen, duan të largohen nga ngjyrat e gabuara aty vërejmë bukurinë e një njeriu, vërejmë se ky njeri do me shumë këmbëngulje të ruaj bukurinë e vet si njeri, bukuri që është e çmuar, e pa prekur,  dhuratë e ruajtur  me vite sepse bukuria është dhuratë e dhuruar për tu dhuruar. Kjo nuk është rastësi, bukurisë së turpshme i bashkëngjitet BESIMI. Kur dimë se cilat janë ngjyrat tona, si frymojmë, pse frymojmë, kë adhurojmë, pse jetojmë, çka dhe pse diçka është e gabuar, pse u dashka të ruajmë bukurinë? Besimi vjen si libër, fjalë për fjale i qartë i pastër për t’i dhënë çdo pyetjeje  përgjigje. Bukuria e besimi janë të shenjta prandaj ne arrijmë t’i ruajmë të gjitha përmes njërës. Përmes besimit fitojmë turpin, përmes turpit ruajmë bukurinë e kur këto i kemi paqja patjetër  do të jetë prezente në shpirtin tonë. Turpi dhe paqja më kanë mahnit, paqen e dua , e më së shumti i dua njerëzit e turpshëm !

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button