USHT, homazhe për dëshmorin Mujdin Aliu (FOTO)

Drejtuesit e Universitetit Shtetëror të Tetovës, sot kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit të kombit Mujdin Aliu, i cili gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, respektivisht më 14 prill të vitit 1999, në Koshare të Kosovës ra heroikisht duke luftuar ballë për ballë me forcat okupatore serbe. Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti vlerësoi se me veprën e Mujdin Aliut sot identifikohen të gjithë shqiptarët e këtyre trevave, nga se guximi, trimëria dhe vendosmëria e tij për ta çliruar Atdheun nga okupatorët serb mbetet simbol i lirisë sonë kombëtare.

DSC_1585

“Në emrin tim personal dhe në emër të Universiteti Shtetëror të Tetovës u shpreh ngushëllime familjarëve.  Sot e përkujtojmë gjashtëmbëdhjetë vjetorin e rënies heroike të Mujdin Aliut, emrin e këtij dëshmori, në luftën e vitit 2001, me shumë krenari e ka mbajtur Brigada 112 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sot, ne gjendemi para dëshmorëve për të treguar sinqeritetin dhe përkushtimin tonë ndaj tyre, që të ngremë vlerat e tyre për atë që ranë dëshmorët. Vepra më e madhe e dëshmorëve është  Universiteti Shtetëror i Tetovës, falë kontributit dhe gjakut të tyre, si dhe idealeve të tyre, ne sot frymojmë lirshëm dhe ne sot e kemi universitetin tonë, ku në këtë universitet studiojnë mbi 16 mijë studentë, ku ata e ngritën dhe e kultivojnë vlerën  e tyre të idealeve, të interesit tonë të përbashkët, andaj, në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës u shpreh lavdi gjithë dëshmorëve të kombit”, tha Rektori i USHT-së, Prof. Dr.Vullnet Ameti.

DSC_1610

Për ta nderuar veprën e lavdishme të Mujdin Aliut, në vendlindjen e tij, në Poroj të Tetovës, tek varri i Mujdin Aliut ishin tubuar ish përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe bashkëluftëtarë të tij, të cilët bënë homazhe dhe vunë kurora lulesh tek busti i tij. Të pranishmëve me fjalë rasti ju drejtuan edhe Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Fazli Veliu dhe i biri i dëshmorit Beqir Limani, Fatmir Limani. Në nderim të jetës dhe veprës heroike të Mujdin Aliut, të pranishëm ishin edhe ish komandanti i Brigadës 112 Mujdin Aliu, Hazbi Lika, Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Rafiz Haliti, si dhe deputetë dhe shumë personalitete të tjera të jetës politike, shoqërore dhe akademike.

DSC_1693

 

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button