Të veshurat më bukur në MTV Movie Awards (FOTO)
Moda në tapetin e kuq
Mbrëmjen e së dielës në teatrin “Nokia” në Los Angeles, perveç celebrimit të filmave më të mirë të MTV Movie Awards, si gjithmonë tapeti i kuq ishte pasarela ku të gjithë yjet duan të marrin një çmin tjetër. Veshjet elegante dhe emrat më në zë të kinematografisë janë gjithmonë aty, në luftë për çmimin e madh.
Amber Rose ishte një nga personazhet që u konsiderua si e veshura më mirë. E veshur me një fustan të bardhë me argjend, Amber tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Dhe pas saj në listë, janë renditur Laura Marano, Bella Thorne, Brittany Snow, Jennifer Lopez (si mund të mungonte) etj. Shikoni këto fustane dhe frymëzohuni nga fjala e fundit e yjeve.