“Geshkovska, prokurorja e rastit “Monstra” emërohet nga Sasho Mijallkov”

Në pjesën e fundit të “bombës së 20-të” janë dëgjuar bisedat për “emërimin” e gjykatësve në Gjyqësor. Biseda e parë, sipas LSDM-së, është në mes Jankullovskës dhe Mijallkovit, i cili ia rikujton Jankullovskës se do ta zgjedhin Neshkovskën, si prokurore e njohur për rastet “Rrjeti” dhe “Monstra”, transmeton SHENJA.

Në bisedën tjetër, Mijallkov e pyet Jankullovskën për një të punësuar në gjyqësorë a është e tyre dhe a ka dëgjuar se bashkëshorti i saj punon në Antikorrupsionin dhe i përkrah.

Jankullovska e korrigjon atë dhe i tregon se bashkëshorti punon në komisionin e lustrimit dhe se është i atyre.

“Atje janë një bandë e çmendur, por ata i llogarisim si tonët”, thotë Jankullovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button