Tetovë, panel interaktiv në temën “Babai bashkëkohor”
Ambasada e Suedisë në Shkup në bashkpunim me Qendrën LOJA, organizojnë panel interaktiv në temën “Babai bashkëkohor” , me të cilin edhe do të hapet ekspozita “ Mozaiku i jetës” të mërkurën – 15 Prill, nga ora 19:00, në hapsirat e Qendrës LOJA në Tetovë.
Ekspozita ka të bëjë me rolin e babait dhe mënyrën se si shoqëria me lehtë mund të vijë në kuptim të përbashkët sa i përket barazisë, atësisë dhe punës.
Në diskutimin “Babai bashkëkohor” do të marin pjesë edhe përfaqësues nga Ambasada Suedeze, nga Forumi i Gruas në Tetovë, ndërsa përvojën e tyre do ta ndajnë edhe dy prind nga Maqedonia, nga të cilët njëri ka shfrytëzuar pushimin e lindjes në Suedi.