Test për zbulimin e tuberkulozit

Analiza e gjakut, e quajtur ELISpot përcakton në mënyrë shumë më të saktë praninë e bakterit të tuberkulozit në organizëm.

Testimi tradicional i tuberkulozit nënkupton futjen nën lëkurë të komponentëve bakteriale të kësaj sëmundjeje, ndërsa nëse lëkura në vendin e injektuar ënjtet konsiderohet se personi i caktuar ka tuberkuloz latent, ose vaksina BCG të cilën e ka marrë në fëmijërinë më të hershme vepron ende.

ELISpot përcakton në mënyrë shumë më të saktë praninë e bakterit të tuberkulozit në organizëm, ndërsa në nivel të përgjithshëm kjo do të paraqesë edhe dallimin e dukshëm, pohojnë shkencëtarët nga Kolegji “Imperial” në Londër.

Ekspertët paralajmërojnë se paraqitja dhe përhapja e baktereve të tuberkulozit të cilat janë rezistente në terapi e bën këtë sëmundje vështirë-të shërueshme, me ç’rast në të ardhmen pritet që sëmundja të jetë edhe më vdekjeprurëse. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button