Ja si kanë ndryshuar telefonat Galaxy S (Video)

Samsung publikoi një video ku tregon se si ka ndyshuar zhvillimi i telefonave të inteligjentë Galaxy S, nga origjinali Galaxy S deri tek Galaxy S6 dhe S6 Edge të këtij viti (të cilët u hodhën në treg javën e kaluar).

Samsung Galaxy S i parë u prezantua në vitin 2010, me ekranin 4 inç me rezolucion WVGA (480 x 800), procesorin me një bërthamë me shpejtësi 1 GHz, Galaxy S është padyshim një pajisje e cilësisë së ulët duke pasur parasysh standardet e sotme.

Vitin tjetër, në 2011, Samsung prezantoi
Galaxy S II, telefoni i prezantuar në 2011 me ekran 4.3 inç, me procesor me dy bërthama me shpejtësi 1.2 GHz. Rezolucioni i ekranit ishte i njëjtë me atë të Galaxy S.

Galaxy S III (2012) solli një ekran 4.8 inç me rezolucion 720 pikselë dhe procesor me katër bërthama, ndërsa Galaxy S4 (2013) ishte telefoni i parë në këto seri që ofroi ekran me rezolucion 1080 pikselë (ekrani ishte 5 inç).

Galaxy S5 një telefoni pajisur me ekran 5.1 inç me rezolucion 1080 pikselë, një sensor për matjen e rrahjeve të zemrës, skanerin e gjurmëve të gishtave dhe kamerë të pasme 16 megapikselë.

Ndërkohë pajisjet më të fundit nga Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge, janë telefona me ekran 5.1 inç Quad HD (1440 x 2560), procesorin Exynos me tetë bërthama, 3GB RAM, deri në 128GB hapësirë të brendshme dhe kasa prej metali dhe xhami.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button