“Eksodi” i kuksianëve, rreth 1700 vetë të larguar për azil në Gjermani (Video)

Banorët e qytetit të Kukësit dhe fshatrave përreth vijojnë përpjekjet për tu larguar drejt vendeve të Evropës Perëndimore, kryesisht Gjermanisë me shpresën për të përfituar azil ekonomik.

Çdo ditë në zyrat e aplikimit për pasaporta ka dyndje qytetarësh që kërkojnë të pajisen më pasaportë për vete dhe familjarët e tyre me synim largimin nga vendi.

A1 Report ka shkuar në zyrat e aplikimit të pasaportave të qytetit verilindor, ku pamjet shfaqin radhë të gjata edhe jashtë zyrave, pasi ambientet e brendshme janë të tejmbushura.

Burime pranë Postës thanë për A1 Report se gjatë muajt të fundit në zyrat e postës janë shitur rreth 1200 kupona për pasaporta biometrike.

Vetë banorët rrëfejnë edhe arsyet se përse duan të largohen nga vendi, teksa ndër më kryesoret mbetet papunësia dhe mungesa e të ardhurave ekonomike.Sipas banorëve, Kukësi nuk u ofron më asnjë arsye për të qëndruar.

Sipas të dhënave jozyrtare deri më tani nga qarku i Kukësit janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Evropian rreth 1700 banorë.

Sakaq mësohet se këta banorë fillimisht zhvendosen drejt Kosovës dhe më pas me linjat urbane dhe rrugë tokësore përpiqen të shkojnë në Gjermeni me dëshirën dhe shpresën se do përfitojnë azil ekonomik./Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button