Kallëzim penal Greta Koçit për falsifikimin e letrave të makinës

Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet ndaj nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike njëherësh këngëtares Greta Koçi, ndaj të cilës është depozituar një kallëzim penal për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”.

Kallëzimi kundër Greta Koçit është depozituar në prokurorinë e Krujës disa ditë pas aksidentit të ndodhur në Tapizë të Krujës, ku Koçi mbeti e plagosur së bashku me dy të rinj të tjerë të FRPD Arsen Zenelaj dhe Melita Moho.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka mësuar nga burime pranë prokurorisë së Krujës se kallëzues është kompania private “Noshi Sh.p.k”, e cila akuzon nënkryetaren e FRPD për akuzën e falsifikimit të dokumentave të automjetit tip “Chevrolet Captiva”, për të cilës mes babait të këngëtares, shtetasit Fatmir Koçi dhe kompanisë në fjalë, në vitin 2007 është lidhur një kontratë Leasing./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button