Ku mbeti etika në administratën publike?

Në Europën Juglindore dhe atë të Mesme për një periudhë disadekadëshe ka qenë pre e komunizmit më të vrazhdë, fjala etikë nuk pranohet mirë, shkakton reagime të ashpra. Kur dikush flet për standarde më të larta në politik, në administratë publike, në të drejtën ose në jetën afariste përqeshet si sheqeri që duhet të kamuflojë shijen e hidhur të hapës. Në këtë nënqiell etika është fjalë e mirë me nam të keq. Si shkaqe për këtë gjendje mund të përmenden e kaluara ideologjike-marksiste që pretendonte moralitetin absolute ndaj partisë, që në fakt ishte një “moral i hipokrizisë”.

Të flasësh për etikën do të thotë të flasësh për vlera në një kohë të  “vagabondizmit mendimor” është shumë rëndë. Realiteti i hidhur i shoqërisë skajshmërish të individualizuar, të atomizuar që gjithçka ka relativizuar bën që etika të na del si një temë akute për botën e kohës sonë, andaj trajtimi i saj së  paku nga këndi i pragmës sociale është detyrim i çdo njeriu të ndërgjegjshëm.

Fjala etikë buron nga shprehja greke ethos/ethikos, që ka domethënien  e traditës, dokeve dhe shprehive. Ndërsa sipas Encyclopedia Britanica etika paraqet një degë të filozofisë që  merret me vlerat themelore të marrëdhënieve ndërnjerzore që e studion cilësinë dhe bazën e veprave apo sjelljeve të cilat nga këndi i moralit janë të mira apo të këqija, të qëlluara apo të shëmtuara.

Përveç tipareve kyç të etikës personale si besueshmëria, respekti, përgjegjësia, përkujdesja dhe ndershmëria, paanësia, virtyti qytetar ekzistojnë edhe elemente nga të mbiquajturat “lista Colero” dhe “lista Nolan” në të cilat shënohen kriteret për sjellje etike të administratorëve apo të politikanëve me detyra publike.

Është tragjike që çështjet etike siç janë nderi, integriteti, e vërteta dhe e mira publike trajtohen si tipare të njeriut që është “naiv”, madje edhe trullaq. Kjo e ka shtyrë një diskutues Çek që duke u folur studentëve në temën “Etika në shërbimin publik” t’u drejtohet me këto fjalë: “Ndoshta do t’ju habis me atë që do ta the, por është e vërtetë: në vendin tim s’ka etikë!” kjo situatë e përshkruar sipër vlen edhe për vendin tonë, Maqedoninë, ku kushtet e veçata të tranzicionit e kanë bërë të veten, duke bërë që çdo ditë të dëgjojmë për abuzime, korrupsion, nepotizëm, kriminalitet e anti-vlera të tjera. Edhe në sferën e administratës publike që kap një shifër mbi 140 mijë të punësuarish  fotografia është e njëjtë: papërgjegjshmëri, korruptim, inercion, joefikasitet etj.

Kjo gjendje na del edhe më tragjike kur e kemi parasysh se që nga pavarësia e këndej trumpetohet për reforma që do të përfshinin edhe këtë sektor, madje viteve të fundit reformat në administratën publike si kusht për anëtarësimin në BE janë bërë pjesë e kampanjave qeveritare. Reformat në administratën publike nënvizohen si prioritet më i lartë në agjendën qeveritare por ama e humbin peshën në rrafshin institucional.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithnjë e më i madh është numri i think-tankeve, e institucioneve për politikat publike dhe i konsulentëve universitarë që të ofrojnë stërvitje ose këshilla për etikën. Si p.sh. në disa spitale punësohen “ekspert” të etikës me orar të plotë pune, me qëllim që t’u ndihmojnë administratorëve, mjekëve dhe motrave medicinal që të ballafaqohen me dilemat mjekësore. Shumë programe të administratës publike të universiteteve amerikane ofrojnë kurse të etikës administrative. Etika qeveritare është temë nëpër revista profesionale, në javoret dhe gazetat ditore, nëpër emisionet televizive.

Lajme të ngjashme

Back to top button