Kush ka të drejtë morale për të protestuar?

E drejta për të protestuar është e drejte demokratike dhe kushtetuese. Neni 43 i Kushtetutës së republikës se Kosovës garanton të drejtën e lirisë se tubimit dhe shprehjes se mendimit.

Partitë opozitare në vendin tonë kanë ftuar protestë për shkkapjen e shtetit.
Nëse është kapur vërtetë shteti, atëherë nuk kemi nevojë ti ndërrojmë kapësit e shtetit, nga ata të cilët janë, në këta që po protestojnë, por kemi nevojë që ta ndalim kapjen nga kushdo qoftë  dhe shteti të jetë i qytetarëve, për qytetarët dhe në shërbim të tyre.

A’thua kush po fton protestë me 18 prill, ata që e kanë kapur shtetin, po kërkojnë shkapjen e tij, çudi apo jo?
Fatmir Limaj e ka kapur një vend të quajtur Malishevë me rreth 70 mijë banorë dhe ua ka nxë frymën. Në këtë komunë pushtet të pakufizuar ka shefi-godfather që është Fatmir Limaj, ndërsa si zëvendës-underboss e ka Demir Limajn dhe Haxhi Shalen, këshilltarët të cilët quhen konsigliere janë Ali e Hysni Xhyliqi, Ekrem Kastrati etj.., dhe ushtarët të cilët quhen soldiers janë  Ragip Begaj, gjyqtari Haki Kryeziu etj. Pra mënyrën e organizmit e kanë ngjashëm me atë të Koza Nostres që në shqip do të thotë çështja jonë dhe rrjedhimisht gjithë komunën e Malishevës e konsiderojnë të tyre.

VV ka kapur Prishtinën dhe nga keqqeverisja qytetarët po mbyten në gropa. Qeverisjes lokale në Prishtinë, i ka mbet suficit nga viti i kaluar rreth 18 milion euro dhe meqenëse kemi arritur një “stad të lartë të zhvillimit” nuk kanë idenë se ku ti investojnë.

AAK ka kapur Dukagjinin dhe nuk e kanë ndërmend me hekë dorë sepse na qenka pronë e Ramush Haradinajt dhe vasaleve të tij.
E përbashkëta protestave të fundit të organizuar nga opozita është se kërkesat janë tipike politike.

Organizatorët kanë qëllime politike që dëshirojnë ti arrijnë dhe këto qëllime nuk quhen ndryshe pos përfitime politike. Opozita ka për qëllim që duke kanalizuar pakënaqësitë e qytetarëve dhe  duke përfituar politikisht të mbaj gjallë elektoratin apo në rastin më të mirë të arrin deri të zgjedhjet e reja.

Andaj nuk duhet që qytetarët tu përgjigjen thirrjeve të partive politike për protesta pa marrë parasysh se nga cila parti bëhen ato thirrje sepse partitë politike bëjnë protesta vetëm për interesa të tyre karrieriste e jo për  qytetarët.
Karrieristet blejnë zemrat e njerëzve për të ardhur në pushtet. Në të kaluarën, në shoqëritë skllav pronare, zotërit kanë pasur rob, ku këta të fundit i kanë shërbyer zotërive me dhunë. Ndërsa në kohën e sotme njeriu i lirë për dallim nga robi, karrieristëve ju shërben me dëshirë, bile edhe përmes protestave dhe formave tjera sakrifikon për ta.
Karrierizmi shkon aq larg sa që qytetarët vriten e karrieristët këndojnë sepse ata thonë se njerëz si na janë të rrallë e pse vriten disa qytetarë nuk është asgjë kjo punë.

Fatkeqësisht ne Kosovë po protestojnë ata që nuk do duhej të protestonin. Në emër të vlerave po flasin ata që nuk do të duhej të flisnin. Kundërvlerat janë duke mbizotëruar.
Hipokritet janë organizuar dhe njëkohësisht janë bashkuar për të protestuar, eh për te mashtruar.
Përmes mashtrimit, viktimizimit dhe aktrimit dëshirojnë që jo vetëm të protestojnë, por edhe të përfitojnë.
Po si mund të quash kauzë kërkesën për shkapjen e shtetit, kur ketë e kërkojnë vet ata që kanë kapur shtetin. Mund të protestoj me të drejtë shumëkush ama me së paku kanë të drejte të protestojnë vet kapësit e shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button