Politikani norvegjez udhëton për çdo ditë 3160 km me aeroplan

Politikani Per Sandberg, anëtar i Partisë Përparimtare të Norvegjisë, ka filluar aktivitetin ekstrem të përditshëm duke fluturuar çdo ditë nga 3160 km nga shtëpia e tij në Senja, në veri të Norvegjisë, deri në Oslo dhe anasjelltas.

Sandberg, partia e të cilit është një përfaqësuese e ideve antiemigracion, planifikon të marrë pjesë në negociatat e koalicionit mes 4 partive djathtiste që priten për të formuar një parti të re.
“Fluturimin e parë e marr nga Bardufos, në orën 06:40 dhe pastaj të fundit për në shtëpi në orën 20:45”, thotë Sandberg për Adressavisen. “Nuk është shumë e lehtë të jetoni në Senja, por kohët e fundit shpesh nuk jam në shtëpi”.

Sandberg thotë se do të udhëtojë kështu tri javë, derisa partitë nuk pajtohen për pikëpamjet e tyre në lidhje me disa çështje të vështira, të tilla si çmimet e naftës nëpër ishujt Lofoten, transporti dhe emigracioni.

Lajme të ngjashme

Back to top button