Haga ishte vetëm një mashtrim

Bomba e Zaevit vetëm se vërtetoj faktin se e gjithë loja me gjoja rastet e Hagës ka qenë thjeshtë një montim politik i ekspoatuar për qëllime edhe të politikës ditore, por edhe për ulje të pazarit koalicionuas. Tetë vite u humbën duke menduar se të njëjtët i kanë këmbyer me mbyllje të rasteve të cilat as që kanë qenë të hapur.

Së pari për të ashtuquajturat “Raste të Hagës” as që kishtë akuzë pranë Tribunalit të Hagës. Kishtë vetëm disa veprime paraprake procedurale ekspertive dhe hetuese, të inicuar nga institucione të këtuit, por në Hag nuk pati ngritje aktakuze, aq më pak delegim të saj në gjykatat e Maqedonisë. Pra, për Hagën nuk kishim rast të procesuar. Prej atje, këthen lëndët pa asnjë koment, gjë që është rutinë komunikimi, pasi që këto vepra asnjëherë nuk vjetërsohen. Ligji mbi amnestinë qartë ndalon gjykatat e brendshme që të ndërmarin veprime procedural gjykuese lidhur me veprat në kompetencë të Hagës. Andaj as që ka pasë nevojë për interpretim autentik. Këte e ka shpikë Gruevskit që BDI-së t’ia djegë listën e kërkesave gjatë koalicionimit. Pra, Gruevski duke pregaditur salla speciale gjykimi, arrini të frikësoj kreun e BDI-së dhe ta detyroj të blejë shtrejtë thesin e mbushur me asgjë. Jankullovska do të thotë – t’i kalojmë këto ligje dhe gjithë mëndatin të jemi rahat. Mandej edhe për këte mandat akoma më rahat. Asgjë nga premtimet e BDI-së, kurse dyfish nga të vetat (amblemi, ndryshimet kushtetuese për larje parash)!!! Gruevskit këtu shumë i ka ndihmua partia shqiptare gjoja opozitare duke e mbajtë situatëm peng në stilin – “po të lypin ata di<ka, ne vimë pa asgjë”. Pra, BDI duhej vetëm të konsulltohet me ekspertë të kësaj materje të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe problem do të ishtë i zgjidhur pasi as që ekzistonte.

Duhet ditur se Haga asnjëherë nuk deklaron se një rast është i mbillur. Madje edhe atëherë kur ka sjell vendim për lirim nga ndjekja, ajo qartë thekson se gjer tani nuk janë konstatuar veprime që nënkuptojnë vazhdim të procedurës (që do të thotë se nesër po të zbulohen fakte dhe situata të reja, procedura sërisht vazhdon apo rihapet). Madje edhe ata që janë gjykuar sikur Tar<ullovski, të cilit Gruevski tani i bënë nder që vetëm ai ta dorëzon listën e kandidatëve të VMRO-së pranë KSHZ-së (person i dënuar me 12 vite burg), nesër po të zbulohen fakte të reja ai sërisht i nënshtrohet procedurës. Andaj, duhet thënë se asnjë ligj, asnjë kushtetutë, e aq më pak ndonjë intepretim autentik nuk mund t’i mbyllë veprat që i ndjek Haga. Ata nuk parashkruhen përjetë. Rasti i Artulovi<it kroat nga Lufta e Dytë botërore tregoj se edhe në pleqësi të thellë ata mund të gjykojnë. Dhashtë Zoti e askush të mos jetë i përfshirë në këso veprash pasi përjetë nuk mund të jetë rahat.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button