Perandoria Osmane nuk e solli Islamin me dhunë!

Disa historianë shqipëtarë besojnë që edhe kali i Skënderbeut ka pasur krahë dhe ka fluturuar. Besonjë që kali i Skënderbeut i përket gjeneratave ndër shekuj dhe është pasardhës i kalit të Herkulit, i cili në mitologjinë antike greke njihet me emrin Pegasus, dhe i ishte dhënë dhuratë Herkulit pra, djalit të Zeusit. Këtë “kalë krahëfluturues”, Skënderbeut nuk ia dha Zeusi, por disa historianë shqipëtarë të cilët mitin e shëndrruan në histori e historinë e shëndrruan në mit.

“Pegasusi i Skenderbeut”, është përmendur shpeshherë në librat e historisë tonë shqiptare duke i ndihmuar atij të fluturojë përmbi kokat e osmanlijëve e duke ua këputur atyre si shalqinjë. Pra, shpata e Skenderbeut ka vrarë me një të rame të mesme pesëdhjetë osmanlinj. Ndërsa me një të rame të fortë deri në njëqind osmanlinj. Kurse me dy apo tre të rame mëse të forta, ka çarë bjeshkë e male. Ka ndalur dhe dete.

Me këto koncepte naive mitike të nxjerrur nga “librat e shenjtë të historirave”, Skënderbeu ndoshta edhe vet mund t’i përket gjeneratave shekullore mijëvjeçare dhe lirshëm mund të konsiderohet si pasardhës i Herkulit. Edhe pse nuk përkon mbi atë se Herkuli ishte grek e Skënderbeu shqipëtar, historanët si mjeshtër e ndërtues të miteve , shkuan aq larg sa që të gjithë grekët i bën ilirë e kësisoj e gjetën “lidhjen e gjakut”. I gjetën qelizën trashëguese të vjetër të ADN-së. Kësisoj thonë që Skenderbeu i përket familjes së Zeusit, dhe ishte gjysmëperëndia e fundit që është shfaqur në Tokë për herë të fundit.

Por, a ka përfunduar miti?

Miti edhe sot kësaj dite nuk është ndalur. Ai ka vazhduar dhe është rrënjosur thellë në njeriun e sidomos në kokat e historianëve që kanë trashëguar historikisht mitin perëndimor. Shembuj të mirë në Shqipëri e Kosovë kemi autorë e libërshkrurës të historisë shkollore e universitare. E ne kapërdijmë përditë mitet e tyre, dhe kënaqemi duke i lexuar ato. Tek e fundit janë ndertime të bukura estetike dhe sa herë i lexon e i dëgjon thjeshtë, kënaqesh. Por, nuk guxon t’i prekësh e t’i ndryshosh apo korigjosh sepse do të të “nxjerin sytë” e do tu dalin “damarët e qafës” nga piskama që do ta ngrehin përballë. Fytyrat do tu skuqen e gjaku do t’iu mpihet.

Por u them këtyre autorëve të rinj, me mendim të mykyr mitik mbi historinë e vjetër, nuk po i sjell as tezë apo antitezë filozofike, as mendim kundër mendimi, as aspekt fetar kundrejt tjetrit siç po bën shpesh Frashër Demaj, në shkrime librash e debate televizive, duke pohuar që: “Perandoria Osmane e ka sjellur me dhunë Islamin”. Ai faktikisht ka kohë që po e bën gafe të tilla, por një ditë do ta hajë vet atë që ka bërë.

Nuk do ta pijë kush më këtë “supë të hollë” me ngjyrime fetare e politike të kohës. Të gjithë dita ditës po e kuptojnë të vërtetën historike dhe kjo po i bret këta historianë mitesh më së shumti. Dhe i kuptoj që kanë frikë që po iu rrëzohen perënditë e idhujt e tyre që vet i krijuan.

Kanë frikë, pra, që një ditë do t’i rrëzohet miti i moçëm shekullor i ndërtuar nga “shijet personale e blloqet e tyre të ngurta”. Megjithatë, ka filluar të rrëzohet, dhe atë nga themelet.

Dhe është pikërisht miti perëndimor që historikisht ka ndryshuar rrjedhat e historisë së vërtetë kundrejt atij lindor në këtë rast të veçantë të Perandorisë Osmane. Andaj, nuk është aspak e saktë vërtetë të thuhet që Perandoria Osmane ka sjellur me dhunë Islamin në trojet shqiptare dhe Ballkan. Sepse të thuash një gjë të tillë do të thotë të identifikohesh e të luftosh në “mbrojtje të pashoqë të mitit dhe të sakrifikohesh për të”.

Dy shembuj mbi sundimin dhe mossundimin e myslimanëve:

Dy shembuj mbi sundimin:

1. Myslimanët kanë sunduar Spanjën për gati 700 vite, dhe Spanja sot e kësaj dite është popull me shumicë të krishterë. Nuk iu imponua gjë prej gjëje dhe nuk u bë asnjëherë myslimane. Myslimanët nuk përdorën shpatën e çelikut apo të dhunës. Por, i ndërtuan Universitete sikur që është ai i Kordobës, një ndër Universitet e para të botës. I dhuruan diturinë e arsimimin.

2. Myslimanët kanë sunduar Indinë për më shumë se 1000 vite dhe për më shumë se 80% e popullit të Indisë nuk janë myslimanë. Ata kanë vazhduar fenë e traditën e tyre. Po të donin do t’i bënin të gjithë myslimanë ose me dhunë ose me paqe. Por, nuk e bënë këtë me asnjërën. As me “shpatë të çelikut” dhe as me “shpatë të paqes”

Dy shembuj mbi mos-sundimin:

3. Indonezia, është shteti më me shumicë myslimane në botë dhe e i pyes këta autorë të cilët kanë njohuri historike-botërore, se cila ushtri mysimane ka shkelur me këmbë në Indonezi, dhe e ka përhapur Islamin me dhunë? As dhe një ushtri e vetme.

4. Malajzia është shteti më gjysmën më të madhe të popullsisë Islame apo jo? Andaj, cila ushtri ka shkelur me këmbë në Malajzi e cila gjendet në bregdetin lindor të Afrikës, dhe ka përhapur Islamin me dhunë apo me paqe? As dhe një ushtri e vetme.

Dhe i pyes me faktin se e njohin historinë botërore, apo jo? Dhe i pyes përsëri, e njihni apo nuk e njihni ? Edhe pse kam ca dyshime. Megjithatë, shumica prej tyre janë historianë me diplomë. Por, jo të gjithë historianët shqipëtarë besojnë në mite, por ka të atille që nuk pranojnë mitin perëndimor, por besojnë fuqishëm mbi atë se Perandoria

ishte mbrojtëse e identietit kulturor dhe kombëtar. Prandaj, do të ishte e padrejtë t’i përfshinim të gjithë.

Një shembull i veçantë dhe fundamental

Ishin mongolët që pushtuan kalifatin dhe tokat arabe, dhe shkatërruan gjithçka, por këta pushtuesë u bënë vet myslimanë. Dhe asnjëherë botërisht nuk është njohur që pushtuesi t’i nënshtrohet nënshtruesit dhe vetpushtimit dhe të pranojë fenë e atij vendi që ka pushtuar. Dhe nga këta mongolë e rrjedhin turqit selxhuk apo jo?

Shembulli përfundimtar mbi sundimin 500 vjeçar

Këta dy shembuj, shërbejnë si premisa të vërteta mbi sundimin pesëqind vjeçar të Perandorisë Osmane. Këta shembuj janë thelb i ligjit të Islamit, pra, Sheriatit. Dhe, Perandoria Osmane ka vepruar sipas rregullave dhe ligjeve të Sheriatit i cili nuk lejon as dhunë dhe as imponim, as detyrim dhe as mashtrim.

A nuk vlejnë këta shembuj të lartëckeur që të kuptojmë se Perandoria Osmane nuk solli këtu në trojet tona “shpatën e çelikut dhe të dhunës”. Përkundrazi, po mos të vinte Perandoria Osmane, Nemanjoviçët të zdjergur prej maleve të Karpatëve do ta na hanin për së gjalli, do të na zhduknin si komb e racë. Nuk do të këndoheshin këtej pari më ninullat e këngëve kreshnike.

Dhe përkundër gjithë kësaj, këtu kishte myslimanë edhe para ardhjes së Perandorisë Osmane, a e dinë këta historinë të tipit të Frashërit apo thjeshtë hiçen se nuk e dinë!?

Dhe në fund fare, Islami është “shpata e arsyes dhe intelektit” dhe jo e “shpata e mprehtë e hekurit”!

Por janë mitet që nuk mund të durojnë dot arysen e intelektin, dhe kësisoj arsyet e juaja po bëhen vetë mite. Dhe nuk kanë rrugë tjetër. E për këtë shpeshherë nuk ju vë faj këtyre historianëve dhe them që nuk gënjejnë , porse vet besonjnë në një gënjeshtër të madhe.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ti qe ja paske pare te mirat p.osmane paske qafen e kethyer ka lindja… Merr analizo njerher fakter e verteta historike pastaj del me teza. Perderisa Arabet paskan bere shum te mira ne Spanje, cfar ka bere P.Osmane ne Shqiperi? Hapi ndonje shkolle ? Ta njohu identitetin Shqiptar? Te ndertoi ndonje rruge apo la vec rrug gomerësh ? Ta dha te drejten e bashkimit te 4 vilajeteve shqiptare ne nje? Perandoria Osmane me apo pa dashje , nga sulltani apo te tjeret ka perdorur si dhune psiqike ashtu edhe dhune te drejtperdrejt nga format me te thjeshta deri tek ato me mizoret per perhapjen e islamit dhe per vendosjen e taksave te ndryshme. Koha e Babës iku më ka vdek ajo koha e ardhmja jone eshte kah perendimi dhe jo ka lindja …

    1. Po Gimi!!!
      Pse krejt popujt tjerë të Ballkanit nuk u islamizuan me shumicë (hungareze, bullgarët, serb,kroate. ..)por vetëm populli shqiptar! !!
      A thua ne qenkemi më frikacak së ata! !!
      Po te ishim frikacak dhe budallenj sdo të kishim 4 vilajete shqiptare gjatë perandorisë osmane dhe sdo të ishin shqiptarët si udhëheqës,e dijetarë anembanë territorit të perandorisë osmane. ..
      E mbas rënies së perandorisë osmane fituan të keqinjt dhe tradhtarët e kështu që humbëm ne. ..

      1. i nderuar Shkupjani ! Arsyet per se fqinjet tone nuk u islamizuan dhe ne po, jane te shumta dhe kjo eshte nje tematik e gjere. Por perderisa fqinjet tone kishte kush ua ruante shpinen (Rusin e kishin) kë e kishim ne shqiptarët ? Sllavet e ballkanit ne cdo moment kane qene satelit te nenes Rusi dhe ne skemi pas asnje mbeshtetje nga as kush, dhe mbeshtetje e AustroHungaris erdhi pasi interesat e ksaj te fundit gershetoheshin me tonat jo se ato na dojshin ne. A ne P.Osmane i kemi dhene 25 vezira apo kryeministra cka dreq jan ato, e cka bon ata 25 kryeministrat per ne shqiptart? Asnje send ic fare eshte tragjike…. Me tezën se shqiptaret e pranuan islamin me deshire na nxjerrin ne si nje popull jo serioz dhe sharlatana gjera te cilat ne nuk na ngjajnë… Ju lus qe gjerat ti shihni nga nje rrafsh i qete dhe as pak mos i ngaterrojme kombin dhe fene sepse kombi gjithmon ka qene paresore per ne shqiptaret dhe per kete jemi krenar, Sepse kemi lindur shqiptarë dhe pastaj jemi bere krishter ,mysliman apo dreq.

        1. nuk u asimiluan greket dhe srrbet sepse ishin bashkpuntor qe te percanin trojet shqiptare dhe ja ariten qellimit. tregom kur pismanlinjte erdhen ne ballkan saktesisht ne trojet shqiptare cfar kishin ne dore. Kuranin apo shpaten???? shpaten sigurisht edhe me shpat a dasht me i prit. kshtu qe mos mtrego per malejzi e indonezi kur ske lidhje me historin tende se si serbt dhe greket bashk me turqit bashkpunonin per asimilimin e shqiptareve. ne shekulli e XIX ne shqipri ka pasur mbi 1000 shkolla te cilat kan qene ne gjuhe turke greke dhe serbe gjuha shqipe ka pasur nje dhe qarqet serbo greko turke kan vra udheheqsin e ksaj shkolle qe mos egsistoj shkolla shqipe

        2. Gimi.. te kisha propozu pik se pari te dallosh Fene prej kombit, se nuk mundet qe njeriu prej ne Shqiptar te Behet krishter apo Musliman..
          Dhe sa i perket Besimit, te sugjeroj te hulumtosh pak per fene islame ne menyre objektive dhe te shohesh fytyren e bukur te jetes, te bashkohesh me lumturine dhe ne kembim te nje jete te shkurtet (60/70 vjeqare) te fitosh jeten e pafund duke i shpetuar zjarrit i cili eshte 69 here me i nxehte se ky qe ne e perdorim per te ndezur duhanin,drunjte, apo per tu ngrohur.
          Te deshiroj udhezim te dobishem ne jet, dhasht Zoti heret a vone te njohesh te verteten..

      2. O Shkupjan, ato vilajete nuk i lejoj P.Osmane te bashkohen ne nje! Edhe krijimi i 4 apo 5 vilajeteve ku banonin shqiptaret, eshte ndarje, jo bashkim. Edhe ato nuk ishin vilajete shqiptare, por vilajete ku aty banonin shqiptaret, kjo ka dallim.
        Shqiptaret e pranuan Islamin per interes, sepse kishin lehtesime ne relacion me pushtetit. Popujt tjere me te forte e mbajten krishterizmin dhe nuk u zhduken. Shqiptaret ortodoks nuk e paten ndihmen e shqiptareve musliman, keshtu ata u shkrin ne grek e sllav, ku ortodksizmi ishte me i forte. Po te mbanin gjithe shqiptaret fene e krishtere, edhe ata do te ishin kompakt si greket e sllavet sepse do te kishin shtetin e tyre qe do tu krijonte ombrelle te ngjajshme me ate qe krijuan Greqia edhe Serbia.

  2. Kur te perbaltni librat e historise, etika e kerkon qe te citosh emrin e librit, autorit, faqes dhe pastaj te vazhdosh. Une nuk i kam mesuar ne shkolle keto qe thoni ju. Ekzistojne poezi me figura stilistike sic ekzistojne ne cdo kulture qe thurin fjale me hiperbolle, por edhe krijimi i miteve e ushqen cdo kulture.
    “Pa mitin, çdo kulturë e humbet karakterin e saj të gjallë krijues, humbet forcën e vet të natyrshme”-Friedrich Nietzsche.
    Megjithate, ekzistojne kultura qe krijojne mite te thata dhe historine e bazojne ne mite, kurse shqiptaret nxjerrin mite prej historise se vertete. Te mundesh vazhdimish superfuqine e kohes brenda vendit tende, gjate 25 viteve me rradhe, kjo eshte e jashtezakonshme dhe nese nuk thurren mite per keto raste, ateher kurr do te thurren ato ?! – Pse ju pengon juve aq shume kjo ? – A nuk ishte me te vertete e madherishme figura/personaliteti i Skenderbeut dhe luften qe bene shqiptaret ne ate kohe ?!
    Jeni bere te padurueshem me elozhe ndaj Turqise. Ai qe kundershton ndikimin turk tek ne, per ju automatikisht qenka pro sllav apo pro grek. Nuk u mesuat te mendoni si te pavarur !

  3. 1. Nese Islami paska arritur te depertoj edhe pa arrdhjen e P. Osmane, perse eshte dashur qe ajo me shpate te vij perseri mbi ne ?
    2. Ne cilen pjese te Kuranit bazohet lufta kunder tjetrit ne token e tij, qofte edhe me qellimin e perhapjes se fese ?
    3. Nese sllavet do te mund te na zhduknin po te mos vinte P. Osmane, cka ndodhi pas ikjes se saj, a na zhduken ? – Po Greqine perse munden ta zhdukin sllavet ?
    4. Sheriati thot qe sulltani te vras vellan e vet per pushtet ?
    5. Po Greket, Bullgaret, Serbet, Kroatet, Sllovenet, etj; qe nuk u konvertuan ne musliman, perse ata nuk u zhduken perderisa neve na paska mbrojt Islami ? – Cila dispozite e Islamit merret apostafat me moszhdukjen e shqiptareve, qe ja atriboni fese mos zhdukjen e shqiptareve. Po gjate P.Romake, si mbijetuan shqiptaret pa qene musliman ? – Po perse u ndane ne 5 shtete duke qene musliman ? – Nese i ndau Europa, a nuk do te ishte me mire te ngelnim te krishter dhe do te ishim te ngjajshem si Greqia sot ?

  4. Po pra, ti po na tregon se si e solli!!! O debil, po hajde shihi fshatrat! I eperm, i poshtem! I epermi Katolik dhe krejt shkemb! I poshtemi musliman dhe toke pjellore. Per te mos lene token gjysma e familjes u kthye ne mysliman dhe gjysma tjeter doli ne mal qe te mos linte fene! Sot per te ruajtur vellazerine bejne kumbari! Ato shembujt qe jep ti jane shembujt e injorances dhe shembujt me idiot te mundshem!

  5. Sa qesharake është kurë lexon tillë mesazhe të cilën përkrahni pushtuesin.
    ja më ndigjoni mua Sulltan Hamitin:
    Perandoria Osmane Kombit Shqiptarë i shpalli luftë të Shenjtë.
    Vendosi taksa të larta dhe presione e shtërngime ndaj pupullit Shqiptar.
    mos harroni o popull i mjerë Shqiptar se Ne si Perandori masakruam pa masë popullin.
    Lexo: Atë Kaurrin që quhet Marin Barleti dhe aty do gjeni se ç’farë bërëm Ne Osmanllinjt në Shkodër.
    e vetmja mbeti Mirdita e cila shpalli Principatën dhe u nënshkrua marrveshja me Ne në vitin 1491 që Mirdita të mos preket as në territor as në Fe dhe as në Traditë, kështu që mbeti i pa asimiluar.
    Ne në vendet tjera dhe në territoret e Kaurrit (të pa feve) Shqipëri, perdorëm Shpatën dhe dorën e hekurt për t’a nënshtruar.
    Këtij populli i gjetëm ilaqin e vetëm të nënshtrimit atë të luftës së Shejtë.
    Kështu u bë, ose të ndërronin Besimin ose i priste Shpata Osmane.
    ja pra Ne një Komb 100% Katolik e konvertuam në Islam.
    kemi lënë nga një kopil që të n’a mbroje historinë dhe të mbuloje krimet e Perandorisë Tonë.
    Selam nga: Sulltan Hamiti.

    1. o vella i nderuar, kjo eshte histori dhe nuk mund ta llogaritim si thenie 100% e sakte.
      Te themi qe kjo thenia qe e ke cekur ‘ose te nderronin besimin ose i priste shpata Osmane’ ndoshta eshte bere me dhune nderrimi i besimit por kjo ka qene per te miren tone duke mare parasysh se feja e vertet eshte Feja Islame (e jo feja Shqiparizmi (subhan Allah)), dhe se ne ato vite Osmanlinjte kan qene shume me te edukuar dhe me te mencur se ne, dhe kjo mund te llogaritet arsyeja se perse ne u ndame ne 5 vilajete, apo perse Osmanlinjte ishin te bashkuar per 500 vite..

Back to top button