NRG Band nesër lansojnë këngën e re

Grupi i muzikës pop-rock, NRG Band, nesër, e mërkurë, 8 prill, do të lansojnë videoklipin më të ri.

Kënga e re e bendit titullohet “As1 si ti”, me muzikë të realizuar nga Irkenc Hyka.

Ndërkohë videoklipi është xhiruar në dy kryeqendrat shqiptare, Prishtinë dhe Tiranë dhe është realizuar nga ND Film Production.

Klipi jo më kot është xhiruar në dy vende, pasi në fakt shoqëron tregimin e këngës që flet për djaloshin i cili ka dy të dashura, një në Kosovë dhe një në Shqipëri, dhe që është në dilemë se cilën me e mbajt.

Kënga pritet të jetë një tjetër hit pranveror i realizuar nga NRG Band. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button