Portalb mbushi tre vjet!

Më 6 prill 2012 filloi me punë Portalb.mk

Fjala e kryeredaktores, Elida Zylbeari

Elida Zylbeari
Elida Zylbeari

Tre vite në skenën mediale mund të jenë shumë dhe mund të jenë pak, varësisht nga cili këndvështrim flisni. Mund të jenë pak, parë nga synimi i ekipit tonë të përbashkët, të japim edhe gjatë kohë kontributin gazetaresk. Mund të jenë shumë, duke e pasur parasysh kontekstin dhe vendin në të cilin jetojmë. Kjo e fundit na shtyri të vendosim të themi dy-tre fjalë në këtë tre vjetor.  Nëse para tre viteve sfera e Internetit ishte vendi i vetëm për shprehje të lirë pas presionit të hatashëm pushtetar, sot asgjë nuk ka ndryshuar. Madje, është edhe më keq dhe beteja bëhet më ashpër.
Portalb u paraqit si nevojë natyrale e kohës për të pasur një medium online objektiv dhe profesional përballë kaosit medial që po krijohej dhe ka marrë avazin ditëve të fundit. Mbi të gjitha, medium me kritika konstruktive, në asnjë moment servil ose aq më keq shantazhues dhe trillues. Përpos ekipit që gjendet vazhdimisht në terren, teri më tani Portalb është i vetmi portal online që ka emra të njohur dhe personalitete relevante në vend  që trajtojnë çështje të përditshme nën thjerrëzën kritike dhe vetëdijësuese. Për të shlyer mungesën e fjalës së lirë në këtë vend me demokraci të brishtë, ju kemi dhënë hapësirë të gjithëve: duke u nisur nga studentët që janë ardhmëria e një vendi.
Mediumet online janë si foshnjë e cila vazhdimisht kërkon të ushqehet, çast për çasti, me informata të reja. Megjithatë ajo që i dallon ato dhe në këtë rast Portalbin, është lloji i ushqimit që zgjidhet: mund të zgjedhësh të shëndoshin, që më vështirë gjendet apo mund të japish fast-food apo atë të shpejtin- që të bën dëm. Ekipi jonë ka përzgjedhur t’ju jep atë të shëndoshin, informata të verifikuara dhe të pa-anshme, të trajtuara në pajtim me parimet gazetareske.
Kohëve të fundit portalet online janë bërë “trend”, por kualiteti i informatave është shenjë njohëse për Portalbin. Ne jemi ekipë e cila nuk bën kompromise me faktet. Jo-rastësisht motoja jonë është  “Dritare realiteti” pasi që synojmë vetëm të vërtetën, e cila nganjëherë mund të mos jetë senzacionale dhe me tituj shokues. E vërteta mbetet e tillë, e zhveshur nga epitetet që vet gazetarët nganjëherë synojnë t’ia mveshin. Dhe ne vetëm këtë mision e kemi. Brenda tre viteve kemi punuar me nijet të pastër dhe me përkushtim maksimal për ta përmbushur këtë mision, aty ku kemi gabuar kërkojmë ndjesë sepse njerëz jemi dhe gabimet ndodhin, ndërsa atje ku kemi ndihmuar jemi krenarë. Megjithatë, tregues më i mirë për suksesin tonë, është audienca e gjërë e Portalbit e cila kalon kufijtë e Maqedonisë, duke e shndërruar atë një lider të informimit online shqip nga Maqedonia. Portalb do të vazhdojë të jetë burim primar i informatave për lexuesit tanë, dhe ju sigurojmë që as risitë nuk do të mungojnë.

Fjala e drejtorit të Fondacionit Metamorfozis, projekt i të cilit është Portalb, Bardhyl Jashari

Bardhyl Jashari
Bardhyl Jashari

Edhe pse asokohe ekzistonin shumë media online në gjuhën shqipe, evidente ishte nevoja për një portal informativ i cili do të ishte i lirë dhe i pa influencuar nga agjenda të ndryshme politike, e si i tillë do të plotësonte nevojën e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë, por edhe atyre anembanë botës për tu informuar drejtë dhe në kohë. Sfidat ishin të shumta po do të veçoja konkurrencën e portaleve në gjuhën shqipe të Maqedonisë të cilët me tekste skandaloze e spekulime kërkojnë me çdo kusht të rrisin numrin e lexuesve ndërsa realisht vetëm dëmtojnë profesionin e gazetarisë dhe mediat online në veçanti. Pastaj ishin presionet e ndryshme që kishin për qëllim shtrembërimin e të vërtetës dhe që të informuarit drejt e trajtonin vetëm si kritikë e jo si kontribut për përmirësim. Duheshe punë konstante dhe konsistencë në politikën redaktuese, që Portalb-i të profilohet si medium profesional, i besueshëm dhe një ndër më të lexuarit në regjion, dhe kjo falë punës së jashtëzakonshme të ekipit të ri, por të përkushtuar dhe profesional të Portalb-it. Në të ardhmen Portalb do të vazhdoj të mbetet burim i besueshëm i informatave më të reja nga politika, ekonomia, kultura e sporti, por edhe do të freskohet me përmbajtje të reja relevante nga sfera të tjera.

Fjala e redaktorit dhe gazetarit, Nexhbedin Shaqiri

Nexhbedin Shaqiri
Nexhbedin Shaqiri

Të kurorëzosh tre vite punë në tregun medial, në rrethanat kur transparenca dhe realiteti vështirë dalin nga guaskat institucionale, do të thotë të mbijetosh përballë sfidave jo të pakta. Duke qenë pjesë e një kontributi modest në stafin e “Portalb.mk”, mund të konstatoj se paradigma e një slogani sfidues, “Dritare Realiteti”, është shndërruar në një platformë e përpjekjeve të vazhdueshme për korrektësinë e informacionit dhe krijimin e hapësirës së nevojshme opinionistike si zëri vetëm kritik ndaj fenomeneve dhe dukurive shqetësuese për shoqërinë. “Portalb.mk”, tani më ka vendin e etabluar në fushën mediale përballë një audience e cila gjithnjë e më shumë shprehë besueshmërinë dhe një audience e cila ndjenë nevojën e shprehjes së lirë dhe pa ekuivoke. Ndonëse një rrugë sfilitëse e shtruar me sakrifica të ndryshme, “Portalb.mk”, do të vazhdojë të sjellë të vërtetën mbi realitet që na rrethojnë duke i ‘u përmbajtur gjithnjë parimeve profesionale të informimit.

Fjala e gazetares Bukurie Avdiu

Bukurie Avdiu
Bukurie Avdiu

 “Jam në Portalb pothuaj se dy vite. Jam e kënaqur që jam pjesë e këtij stafi, ndjej veten shumë të lirë për tu shprehur pa mos më penguar më punën time si gazetar. Portalb është nje media elektronike që ju jep hapësirë edhe të rinjve të shkruajnë, gjë të cilat mediat e tjera rrallë herë e praktikojnë. Mendoj që kryejmë punën me profesionalizëm pa pengesa duke mos ua mbajtur anën asnjë partie politike, të afërt me lexuesit si ato të rij ashtu edhe atyre të moshuar duke lënë hapësirë për të gjithë. Shpresoj të vazhdojmë rrugën për të qenë burim i informatave për qytetarët e Maqedonisë dhe më gjërë. Shpresojmë të festojmë bashkë me ju edhe shumë vite të tjera.

 

Fjala e redaktorit dhe gazetarit Hajrush Mani

Hajrush Mani
Hajrush Mani

Portalb ka sjellë një përvojë të re për të gjithë gazetarët dhe bashkëpunorët, është një media që është formuar me shumë mund dhe përkushtim. Shpresoj se kemi arritur të jemi pasqyrë reale, duke sjellë informacionet me kohë dhe të sakta. Uroj Portalb të ketë jetë të gjatë dhe të vazhdojë rrugën që ka filluar, që të jetë një ndër portalet lider në informimin e saktë dhe të drejtë.

 

 

 

Fjala e gazetarit Zekirja Mexhiti

Zekirja Mexhiti
Zekirja Mexhiti

Portalb për 3 vite sa është prezent në tregun mediatik online ka arritur të tregojë se është një ndër portalet më të besueshëm. Portalb për këto 3 vite është radhitur në mesin e portaleve më të lexuara në vend, falë punës së palodhshme të gjithë stafit. Shpejtësia dhe saktësia e lajmit ka qenë primare për ne si medium. Më profesionalizëm jemi munduar që çdoherë ti’u sjellim lexuesve lajmet jo vetëm nga vendi por edhe nga rajoni, bota e sporti. Puna jonë e pandalshme tregon se jemi shndërruar në dritaret me të lira dhe më serioze të informimit.

 

DSC_1599

DSC_1612

DSC_1615

DSC_1639

DSC_1646

DSC_1657

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Urime redaksi e nderuar e Portalb jeni shembull ne vend dhe rajon per in formata te sakta te shpejta dhe te vrrteta prandaj urime per shum Vite ngaSHASH,,Naim Frasheri,,Kumanov-Likov kryetar Same Jahiu

  2. Urime Portalb! Vazhdoni keshtu mbeteni me te miret dhe dritare e vertete e realitetit. ndersa eztmhmk

Back to top button