Tentim për përdhunim të vajzës 17 vjeçare në Kondovë

Në stacionin policor në Gjorçe Petrov, mbrëmjen e djeshme, një banor i Kondovës ka denoncuar se një person ka tentuar ta përdhunoj vajzën e tij 17 vjeçare.

Vajza, duke u kthyer nga shkolla, në rrugën për në Kondovë, është ndaluar nga një person i cili ka qenë i hypur në makinë të llojit “audi”. Ai me forcë e ka futur brenda vajzën dhe ka filluar ta keqpërdorë atë. Vajza ka treguar rezistencë ndërsa për fat të mirë të saj, makina është stopuar nga policia.

Më pas, policia ka identifikuar se bëhet fjalë për 29 vjeçarin B.XH. nga lagja Shuto Orizare, i cili është arrestuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button