Droga e porositur me internet, vjen me postën shtëpiake!

Postierët e Zvicrës bartin shumë shpesh postime të rrezikshme. Edhe drogat e forta si kokaina dhe Crystal Meth, gjenden jo rrallë në çantat e tyre.

Në internet, droga, mund të sigurohet dhe porositet me fare pak klikime. Dhe, për të qenë gjithçka ë komode, edhe transportimi i saj duket fare lehtë. Atë e bëjnë postierët të cilët nuk kanë idenë se çfarë po bartin. Kështu ndidh shumëkund dhe nuk është ndryshe as në Zvicër, transmetn albinfo.ch.

Siç shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, postierët e Zvicrës bartin shumë shpesh postime të rrezikshme. Edhe drogat e forta si kokaina dhe Crystal Meth, gjenden jo rrallë në çantat e tyre.

Gazeta e përmendur ka bërë një provë, duke porositur sasi droge në një portal të specializuar për këtë biznes në internet. Droga e porositur ka ardhur ne mënyrë komode përmes postës, por pa e ditur postieri se çfarë po bartte me vete. Ndërsa tregtia me drogat që ai kishte pasur në çantë dënohet me burg deri në 20 vjet. Gazeta e përmendur ka konstatuar se edhe çmimet e drogës që vjen me postë nuk ndryshojnë nga ato të rrugës.

„E shokuar“ me këto të gjetura është shprehur deputetja nacionale nga SVP/UDC, njëherësh police, Andrea Geissbühler. Ajo thotë se „autoritetet duhet gjithsesi të veprojnë dhe duhet të kenë kompetenca të qarta në fushën e kriminalitetit në internet“.

Lajme të ngjashme

Back to top button