Kreu i shtetit uron besimtarët katolik për pashkët

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i dërgoi telegram urimi ipeshkvit të Shkupit dhe ekzarkut apostolik Kiro Stojanov dhe besimtarëve katolikë të cilët e festojnë Ringjalljen e Krishtit ­ Pashkët.

“Në këtë ditë të gjithë krishterët rikujtojnë mesazhin e dërguar me anë të flijimit të Krishtit për shpëtimin e njerëzimit. Në ditën e Pashkëve përhapet lajmi për Ringjalljen e Krishtit, që është një gëzim, rehati dhe udhëzim për besimtarët. Nuk ka gëzim më të madh se kur festohet jeta. Në këtë ditë përmendet fitorja e jetës mbi vdekjen. Sakrifica e Krishtit le të jetë një bekim dhe një motiv për të përhapur mesazhin e njerëzimit, paqes, mirëkuptimit dhe unitetit. Për shum vite festa e madhe krishtere! Krishti u Ringjall! Me të vërtetë u ringjall!”, thuhet në urimin e presidenti Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button