“Burrnesha” rrëmben një çmim në Festivalin e Filmit në Hong Kong (VIDEO)

Filmi “Burrnesha” (Sworn Virgin) me regji të italianes, Laura Bispuri fiton Çmimin “Firebird”, çmimin kryesor të kategorisë të regjizorëve të rinj në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hong Kong (23 mars – 6 prill, 2015).
Filmi i bazuar në romanin me të njëjtin titull të autores shqiptare, Elvira Dones, trajton aspektin socio-politik dhe magjik të një gruaje që arratiset nga skllavëria, duke bërë betimin e për të mbetur e virgjër dhe për të jetuar në një trup mashkullor. Vajza e re interpretohet nga Alba Rorhwacher, aktorja fituese e Çmimit Aktorja më e Mirë në Festivalin e Filmit në Venecia në Shqipëri.

“Varri në mal” (The Coffin on Mountain) e Xin Yukun mori një vlerësim të veçant, për të njëjtën kategori, ndërsa filmi ‘K” nga DE Bulag dhe Emyr ap Richard fitoi Çmimin e Jurisë. “K”, i cili trajton fabulën absurde të Franc Kafkës për burokracinë, përmes një përralle moderne të luftës ekzistenciale kundër alienimit dhe autoritetit të dyshimtë, ishte kandidat për Çmimin “Fipresci”.

Në garën për dokumentarin më të mirë, Çmimi “Firebird” iu dha filmit “I Am the People”, që trajton dramën politike të Egjiptit, me regji të Anna Roussillon. Çmimi i Jurisë iu dha Du Haibin “Një patriot i ri”. “Rruga e Lumit” (Road River) e Li Ruijun fitoi Çmimin “SIGNIS” dhe “Feniksi” (The Phoenix) i Christian Petzold u vlerësua pozitivisht.

Prezantimi i çmimeve u bë nga aktorja Snadra Ng në një mbrëmje gala ditën e premte në Hong Kong. Festivali do të mbyllet të hënën, me një premierë nga “Porti i Thirrjes” (Port of Call) mister i një vrasjeje brutale, bazuar në ngjarje të vërteta në Hong Kong.

Lajme të ngjashme

Back to top button