Pesimisti nuk mund të jetë i fortë

Të zmbrapsur nga ligësia e njerëzit parazit dhe mosmirënjohës, çdo individ duhet të jetë i vetëdijshëm për faktin se të okupuarit e mendjes me gjëra të kota dhe me njerëz të atillë, nuk të shpie kurrë gjëkundi, të  jesh i sigurt! Jo-barazisë në çfarëdo sfere, i paraprin dëm i madh popullit dhe botës në tërësi në cilindo segment. Ajo çfarë kjo tokë po mban dhe kultivon në këtë shekull, me keqardhje e them se është për t’u mjeruar. Por athua, a duhet njeriu te ndaloj së bëri mirë?

Kur aktet e vogla e të mira bëhen zakon te përditshmërisë sonë dhe kur  vetëdijesimi e njerëzve të mirë arrin në nivel marramendës, paqja do të familjarizohet me qenien njeri! Progresioni në këtë aspekt kërkon punë relative dhe iniciativa nga të rinjtë. Stimulant të fuqishëm duhet të kemi optimizmin dhe qëllimin e pastër. Ajo çfarë në fakt kam vërejtur dhe arsyeja pse e thashë këtë të fundit fjali, qëndron në faktin se, po i marr shembull  politikanët shqiptar që aktualisht po sundojnë shtetet tona , ata mund të hyjnë në politikë fare të pafajshëm dhe me qëllim që t’i shërbejnë popullit me drejtësi. Por, pushteti e bën të veten!

Sprovat e njëpasnjëshme dhe privilegjet që t’i ofron kjo fushë, janë provokuese në njërën mënyrë apo tjetrën.  Nëse e sheh veten që nuk je i aftë të mbash në dorë një titull me përsosuri dhe përgjegjësi të plotë ku pas teje zinxhirohet një vend i tërë, atëherë lëre fare ose hiq dorë! Nuk dua shumë të ndalem në këtë pikë. Unë dua vetëm që të më kthjellohet ideja se pse njerëzit e lejojnë padrejtësinë kur janë pikërisht vetë ata që luftojnë kundër saj?

Lejimi i saj vjen deri te problemet që po ballafaqohemi mëngjes e mbrëmje. Unë nuk dua që vendi në të cilin po mbjell dhe zhvilloj veten të asocohet me termat ‘’Korrupsion’’, ‘’Pesimizëm’’, ‘’ Të rinj pasiv’’ etj. Unë dua që niveli objektiv i diturisë të haset në çdo cak rrugor.  Prandaj, le të fillojmë nga vetja, le të krijojmë vlera të çmuara shpirtërore dhe morale që të vazhdojmë tutje. Ta lartësojmë me dinjitet vendin në të cilin po frymojmë. Të këqijat zbërthehen vetëm atëherë kur e mira arrin të  ndryshojë të menduarit e këtillë, e qe më pastaj ndërlidhet me efektin e ndërrimit të sjelljes, ngritjes së intelektit dhe funksionimit kognitiv të shumë çështjeve njashtu.

Ta kemi si motiv kryesor atë çka mu desh me vite ta kuptoj , e që  si përfundim definitiv nxora fjalinë: ‘’Në çfarëdo rrethana dhe në çfarëdo gjendje shpirtërore të jesh, mos harro se kompania kryesore dhe shoqëruesit më të mirë të mundshëm që mund t’i kesh janë: Mendja e shëndoshë dhe zemra qëllim mirë’’.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pershendetje,tema qe ke mare per baze trajtese eshte mese e qelluar dhe per kohen e sotshme eshte shume e domosdoshme.E tera ishte me permbajteje te ahkelqyeshme por me shume me pelqej kur ke shpreh se Duhet te fill9jme prej vetes.Shume e leht vjen diqka nese mendohet te fillohet prej vetes,se gjdo ndryshim fillon prej personalitetit te nje individi pastaj shprendahet te shoqeria.
    Suksese te me tetjeshme.

Back to top button