Ordanovski : Për tu rregulluar mediumet, duhet të ketë arrestime (VIDEO)

Politika është thellë e zhytur në sistemin mediatik në Maqedoni, tregu është shkatërruar dhe nuk funksionon, ekziston paralelizëm politik.

Autonomia personale është shumë e ulët andaj rezulton edhe me autonomi të ulët gazetareske. Është e nevojshme që të redefinohet hapësira mediatike në Maqedoni, por kjo nuk do të realizohet as lehtë dhe as shpejtë, këtë e deklaroi Sasho Ordanoski në konferencën “Çfarë lloji i sistemit mediatik i nevojitet Maqedonisë”, të cilën e organizoi Qenra për zhvillimin e mediumeve dhe Fondacioni për shoqëri të hapur Maqedoni.

Ai shtoi se në Maqedoni gazetarët nuk informojnë por komentojnë, që do të thotë se debati zhvillohet vetëm horizontalisht në mes elitave, gjithashtu edhe në rrjetet sociale është problem ky që rezulton me shikueshmëri relativisht të ulët dhe tirazh të ulët.

Roli i shtetit është kyç për funksionimin disproporcional të sistemit mediatik, për shkak se nëpërmjet politikës, subvencioneve tatimeve dhe përzierjes së tregut, rritet ndikimi politik.

“Unë mendoj që kjo situatë do të përkeqësohet. Për të filluar për reforma në sistemin mediatik, së pari duhet të bie kjo qeveri. Atë reformë mund ta bëjë vetëm qeveria. Lajmi i parë i keq është që për një reformë të tillë mund të bisedohet atëherë kur të kemi një qeverisje tjetër, për një apo dy vite. Lajmi i dytë i keq është se debati që duhet të bëhet me atë parti politike, do të ketë kapacitete të kufizuara demokratike, në aspektin e sjelljes së zgjidhjeve radikale në një afat të shkurtër. Nuk mund të bëjmë redefinim përderisa në mënyrë ligjore nuk përgjigjen ata që kanë shkelur ligjin. Kjo do të thotë se do të ketë arrestime. Redefinimi i sferës së mediumeve do të fillojë me ligj, çka prej asaj se sa para janë parë, janë dhënë në dorë, e gjithçka lidhur me këtë”, tha Ordanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button