Ministri Ademi takon përfaqësuesit e personave me handikap

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi dhe zëvendësi i tij Spiro Ristovski gjatw takimit me  përfaqësuesit e organizatës civile “Polio Plus”, diskutuan rreth mundësive për përmirësimin e qasjes së sistemit në kapërcimin e sfidave të njerëzve me aftësi të kufizuara gjatë procesit të tyre arsimor.

Në takim u shqyrtuan një seri e praktikave dhe përvojave pozitive të vendeve të tjera në lidhje me përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, që u identifikua në mënyrë reciproke si një bazë e mirë për përmirësimin e mëtejshëm të legjislacionit dhe procesit të inkluzionit arsimor në Republikën e Maqedonisë.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin në periudhën e ardhshme, veçanërisht në përgatitjen e Strategjisë së re Kombëtare për zhvillimin e arsimit, e cila do të fillojë në periudhën e ardhshme, pas njohjes së efekteve të zbatimit të strategjisë aktuale për periudhën 2005 – 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button