Mediat greke e lëvduan Ivanovin për deklaratën lidhur me SIRIZA-n

Deklarata e presidentit Gjorgje Ivanov se kontesti me emrin po hyn në fazë të re dhe se diçka po ndryshon me qeverinë e re greke, shkaktoi interes në Greqi.

Sipas një pjese të mediumeve greke, Ivanov me këtë deklaratë dërgon lëvdata ndaj qeverisë Aleksis Cipras.

“Presidenti i IRJM lëvdon qeverinë e SIRIZA-s”, “Ivanov e ngrit SIRIZA-n” janë vetëm një pjesë e titujve nëpër mediumet greke, të cilat vetëm teknikisht njoftojnë lajmin dhe deklaratën e presidentit Ivanov, duke aluduar indirekt se shteti jonë favorizon këtë qeveri për dallim nga ato më herët, me shpresë se ka qëndrim më të hapur për zgjidhjen e kontestit me emrin.

Sulmet ndaj SIRIZA-s për hapje më të madhe dhe qëndrime më të butë ndaj kontestit me emrin nuk janë diçka e re në Greqi.

Demokracia e Re, derisa ishte në pushtet, haptazi i shfrytëzonte që të përpiqet t’ia zvogëloj rejtingun partisë. Mirëpo, SIRIZA disa herë deklaroi se ngel në linjat e kuqe me të cilat pajtohen shumica e partive politike greke gjegjësisht emër me parashtresë gjeografike për përdorim të përgjithshëm. Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias, para disa javëve paralajmëroi masa për ndërtimin e besimit, që sipas tij, kryesisht do të luftojnë me prishjen e tendencave irredentiste të qeverisë maqedonase, që Kozias i vlerësoi si probleme më i madh se vet kontesti i emrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button