“Lufta” për mbiemrin Keihanaikukauakahihuliheekahaunaele

Një grua amerikane ka fituar betejën ligjore për të vënë në patentë mbiemrin e saj të plotë.

Janice “Lokelani” Keihanaikukauakahihuliheekahaunaele është shumë i gjatë për tu vënë në një dokument, por kompjuterat e qeverisë së Hauait do të kenë një “upgrade” në fund të këtij viti në mënyrë që të bëjnë të mundur vendosjen në dokumenta identifikimi të mbiemrit të plotë.

Deri më sot, kompjuterat e këtij sistemi mbanin 35 shkronja të mbiemrit dhe emri i zonjës Keihanaikukauakahihuliheekahaunaele nuk vihej fare pasi nuk kishte më vend.

“Kur më ndalonin policët, shikonin se nuk kisha emër në dokumenta dhe gjithmonë i thoja se nuk ishte faji im. Atëherë, më thonin që duhej të përdorja mbiemrin e vajzërisë (që është Worth) dhe kjo më vriste”, shpjegon zonja Keihanaikukauakahihuliheekahaunaele.

Ky mbiemër shumë i gjatë, të cilin Janice e ka marrë pas martesës me një burrë nga Hauai në vitin 1992, ka këtë shpjegim: “Një person që ndihmon njerëzit të përqendrohen në kohëra kaosi e konfuzioni dhe i nxjerr nga situata e paqartësisë.”(TCH)

Lajme të ngjashme

Back to top button