Dy herë më shumë porosi për Samsung Galaxy S6 sesa për Galaxy S5

Për kompaninë lidere të telefonave në nivel global – Samsung, modelet e reja Galaxy S6 dhe S6 Edge sjellin lajme të mira, pasi që thuhet se operatorët mobil nëpër botë kanë porositur rreth 20 milionë njësi nga Samsung.

Sipas një mediumi korean, Galaxy S6 është shumë më i popullarizuar në lansim se sa paraardhësi i tij, Galaxy S5.

Ndërkohë sipas një raporti të ri thuhet se para-porositë për Galaxy S6 dhe S6 Edge në Amerikë janë dyfish më të larta se para-porositë e Galaxy S5 gjatë katër ditëve të para.

Shitjet e Samsung S5 ishin më të ulëta se sa ato që Samsung kishte pritur. Mbetet të shihet nëse shitjet e pajisjes së re nga kompania koreano-jugore do të rriten edhe më shumë se ato të modelit të kaluar. (Telegrafi)

Lajme të ngjashme

Back to top button