Daçiç: Kushtetuta e Serbisë duhet të ndryshohet

Gjykata Kushtetuese e Serbisë, vlerëson se marrëveshja për kalimin e kufirit Kosovë-Serbi nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën e shtetit serb.

Por edhe pse ka vlerësuar kështu – qytetarëve nuk u ndalohet kalimi i kufirit midis dy vendeve.

Gjykata Kushtetuese e Serbisë, ka dhënë një vlerësim të dykuptueshëm për kalimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, në esencë të interpretuar si jo në përputhje me Kushtetutën e Serbisë – ndërsa në praktikë, për udhëtarët nuk ndalohet kalimi i kufirit Kosovë – Serbi.

Ky vendim me dy kuptimte, vjen si pasojë e pyetjeve të partive opozitare në Serbi, ndaj Gjykatës Kushtetuese, që lidhen me Marrëveshjet e arritura në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Në anën tjetër, Qeveria e Serbisë këmbëngulë se shtetin e tyre askush nuk e kushtëzon të bëjë ndryshime kushtetuese. Megjithëkëtë politika e jashtme në Beograd – nuk e mohon se para anëtarësimit në Bashkimin Evropian, akti më i lartë shtetëror, që është kushtetuta, duhet të ndryshohet.

Edhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, ka pranuar se kushtetuta e Serbisë duhet të ndryshohet – sidomos përshtatja me nenin 35 të Bashkimit Evropian, që parasheh për Serbinë në këtë rast – fqinjësi të mirë me gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, dhe normalizim e marrëdhënie me Kosovën, sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Back to top button