Bllokohet rruga në Han të Elezit

Magjistralja Prishtinë-Shkup është bllokuar për trafik. Sipas policisë rruga është bllokuar nga rrëshqitja e dheut në Han të Elezit.
Zëdhënësi i Policisë Baki Kelani tha se kjo rrugë mbetet ende e bllokuar dhe njësitet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nuk është hera e parë që kjo rrugë bllokohet pas rrëshqitjes së dheut në të njëjtin vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button