Shenjat e sterilitetit

Problemet e konceptimit të një fëmije, ose kryerja e shtatzënisë në fundin e saj të frytshëm, bien nën definicionin e sterilitetit. Steriliteti është paaftësia e një individi të bëhet me barrë, në rastin e femrave, apo pamundësia për të nxitur një shtatzëni, në rastin e meshkujve.

Paaftësia e një individi për të realizuar një shtatzëni deri në fundin e saj të plotë, lidhet shpesh edhe me shterpësinë apo sterilitetin.

Si të dallojmë sterilitetin? Cilat janë shenjat e tij?

Shenjat e sterilitetit nuk janë gjithmonë të dukshme. Shumica e njerëzve jetojnë duke mos e ditur se kanë një problem në sistemin e tyre riprodhues, duke atribuar me shtatzëni të dështuar. Në fakt, abortet spontane janë treguesi më i zakonshëm i sterilitetit.

Shenjat e sterilitetit tek femrat:

Tek femrat, shenjat e sterilitetit janë më lehtë të njohura në krahasim me meshkujt.

Endometrioza shkakton zgjerimin e mitrës që të rritet jashtë sipërfaqes së mitrës.

Infeksionet bakteriale mund të fillojnë rreth mitrës dhe të përhapen në organet tjera riprodhuese, duke rezultuar në sterilitet. Fibroidet në miter janë tregues për sterilitet. Tumoret në qafën e mitrës shpesh shkaktojnë stenozë apo ngushtim të qafës së mitrës, e cila është indikator i zakonshëm i sterilitetit.

Ovuluimi para ditës së dhjetë dhe pas ditës së njëzet të ciklit mujor, simptomat para menstruale, simptomat e menopauses etj, janë tregues të defektit në fazën luteale, dhe në këtë mënyrë edhe shenjat janë të shumta.

Ciklet mensturale të parregullta janë tregues të zakonshëm tek femrat se atom und të kenë probleme me sterilitetin. Megjithatë, një cikël menstrual i parregullt nuk dmth se është bindës në vetvete, por që është padyshim një nga shenjat e sterilitetit.

Çështjet lidhur me peshën e trupit janë tregues të të qenit jopjellor: për një femër, të jesh shumë e hollë, apo anoreksike, patjetër që do të pengojë në shtazëni, pasiqë trupi nuk ka kushtet e duhura ushqyese, apo forcën e nevojshme.

Përndryshe, obeziteti gjithashtu mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Obeziteti shoqërohet me çekuilibër hormonal, e cila ndikon në sistemin riprodhues dhe shtatzëni.

Shenjat e sterilitetit tek meshkujt:

Ashtu sikur femrat, tek meshkujt gjithashtu, ose obeziteti ose anoreksia, është një tregues se ai është jopjellor. Përveç këtyre, defektet anatomike mund të jenë shenja të sterilitetit. Testikuj të paformuar apo dëmtime në skrotum janë indicator të mundshëm gjithashtu.

Mbajtja e veshjeve të shtrënguara, ose ekspozimi i testikujve ndaj të nxehtit, mund të tregojë se personi është i paaftë për të prodhuar numrin e duhur të spermës apo i paaftë për të prodhuar spermën në përgjithësi, duke rezultuar në sterilitet.

Përcaktimi i shenjave të sterilitetit:

Ekzistojnë shumë procedura mjekësore për zbulimin e shenjave që ndihmojnë për të përcaktuar nëse një individ është steril apo jo . mjekët zakonisht rekomandojnë një ose më shumë nga testet mjekësore të mëposhtme:

  • Hysterosalpingography: një ngjyrë e injektuar në vaginë e cila monitorohet për të kontrolluar bllokimin e tubave fallopianë apo mitrës.
  • Laparoscopy: nëse ka sëmundje dhe probleme tjera fizike të pranishme në vezore, tuba fallopianë ose në miter, atëherë sugjerohet për sterilitet. Kjo mund të zbulohet përmes laparoscopisë.

Steriliteti është një problem që mund të zgjidhet nëse trajtohet në mënyrë holistike, që është një metodë e përdorur për shumë aspekte shëruese.
Mbajtja e kontrolleve të rregullta shëndetësore, marrja e suplementeve për të luftuar problemet ekzistuese, teknikat e ushtrimeve dhe reduktimit të stresit janë vetëm pjesë e zgjidhjes holistike të sterilitetit.

Qasja holistike nuk është vetëm një mënyrë e pagabueshme për të rritur shanset e konceptimit tuaj, por ajo gjithashtu garanton një shtazëni të sigurtë dhe të shëndetshme./femra.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button