Gazeta “Dnevnik” në sulm ndaj ambasadorit britanik në Shkup, Geret

Sipas të përditshmes “Dnevnik” ambasadori i Britanisë, Çarls Geret ka hapur front lufte me gjysmë milion votues të VMRO DPMNE-së përmes qëndrimeve të tij që i shpalosi në intervistën për Alsat–M ditën e hënë. Krahas këtij pohimi, në faqen e parë të kësaj mediaje mund të lexohet “Ambasadori britanik në trans”.

Shkak kryesor për tekstin në “Dnevnik” është ajo që Geret tha për Alsat M se çështja për qeveri teknike duhet të jetë temë bisedimi mes dy palëve në këtë krizë politike.

“Kërkesën për qeveri teknike e ngriti LSDM-ja opozitare si një nga 5 kushtet për t’u kthyer në Kuvend, kështu që shtohet pyetja nëse Geret me qëndrimin e tij mbajti anën e dikujt apo jo? Qeveria teknike do të kishte për detyrën përgatitjen e terrenit për zgjedhje të reja parlamentare. VMRO DPMNE-ja në pushtet disa herë e përsëriti qëndrimin se për gjithçka mund të bisedohet, por jo për qeveri teknike”, shkruan në një pjesë të tekstit në “Dnevnik”.

Lajme të ngjashme

Back to top button