Zaev: Maqedoninë këtë herë do ta mbrojnë të gjitha bashkësitë etnike

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Nikola Gruevski se opozita po përgatit skenarë destabilizimi dhe krijimin e konflikteve ndëretnike, tha se sot komunitetet në Maqedoni janë të bashkuar më shumë se kurrë.

“Në rast të tensioneve ndëretnike, Maqedoninë do ta mbrojnë gjitha bashkësitë etnike këtë herë”, ka thënë Zaev.

Ai tha se do të jenë vetë komunitetet që do të angazhohen të parandalojnë konfliktet.

Zaev tha gjithashtu se opozita gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve pavarësisht etnisë së tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button