Angellov kërkon paraburgim për kryeministrin Nikolla Gruevski

Njeriu i parë i shoqatës së branitellave “Dostoinstvo”, Stojançe Angellov sot para Prokurorisë kërkoi që të dalë të paktën një prokurorë dhe të caktoi masën e paraburgimit për kryeministrin Nikolla Gruevski të bazuar në padinë që ka ngritur dje LSDM-ja.

Opozita dje në Prokurorinë publike për kriminalitet të organizuar ka paraqitur padi penale kundër kryeministrit Gruevski, ministrit Mile Janakievski dhe kryetarit të Shkupit Koce Trajanovski dhe personave të tjerë për involvimin e drejtëpërdrejtë në kriminalitet dhe afera korruptive.

Angellov thotë se janë plotësuar të gjitha kushtet për paraburgimin e kryeministrit sepse ai mund që të ik, ta përsëris veprën ose të ndikojë ndaj dëshmitarëve.
“Kërkojmë nga Prokuroria ose të paktën nga një prokuror që ka guximin të jap masën e paraburgimit për kryeministrin jo legjitim Nikolla Gruevski”, tha Angellov.

Lajme të ngjashme

Back to top button