Gjorgje Ivanov do të qëndrojë në një vizitë dy ditore në Shqipëri

Kryetari i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov i shoqëruar nga e shoqja, Maja Ivanova nga nesër do të qëndrojë në një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri.

Presidenti ivanov në Tiranë do të takohet me Kryetarin e Shqipërisë, Bujar Nishanin me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit, Ilir Meta.

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, presidenti Ivanov do të takohet edhe me liderin e opozitës, kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Po gjatë kësaj vizite, presidenti Ivanov do të vizitojë edhe Pustecin ku do të takohet me pjestarët e bashkësisë etnike maqedonase. Së bashku me presidentin Ivanov për vizitë në Shqipëri është edhe minsitri i mbrojtjes Zoran Jolevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button