Tetovë, gjithnjë e më shumë denoncime për ndotjen e ajrit

Deri më sot në SOS linjën telefonike dhe web modulin pranë inspektoratit komunal të Tetovës në lidhje me ndotjen e ajrit janë denoncuar gjithsejtë 111 raste , prej tyre rreth 50 raste janë denoncuar për fabriken e vajit në Komunën e Bogovinës, rreth 40 raste janë denoncuar për fabrikën e Jugokromit, raste për të cilat nuk është ndërmarrë asnjë procedurë nga shkaku se Komuna e Tetovës nuk ka ingerrenca si pasojë e asaj se po të njejtat nuk përkojnë në territorin e Komunës së Tetovës .

Sa i takon denoncimeve tjera janë përpiluar 6 lëndë dhe në të gjitha ato është proceduar me intervenime në terren nga ana e inspektoratit komunal.

Në bazë të kësaj, është konstatuar se në 2 subjekte ka shkelje të lehta me çrast pot të njejtëve i’u është dhënë vendim që në afat prej 30 ditëve të largojnë dhe menjanojë ato mangësi.
Tek njëri subjekt është konstatuar se plotësisht janë larguar defektet e detektuara, ndërsa dy subjekte janë dënuar me gjobë prej 2000 euro, nga shkaku se është konstatuar shkelje e rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button