Qarabag e qeras mirë Agollin

Ashtu siç përfolur edhe para ndeshjes Shqipëri-Armeni, futbollisti i Kombëtares kuqezi Ansi Agolli, është pritur si hero në Azerbajxhan.

Siç raportojnë disa portale, Agolli ka marrë fillimisht një orë Rolex dhuratë nga trajneri i ekipit të tij, ndërsa pritet që më pas presidenti i Qarabag ti japë edhe një premio prej 100 mijë eurosh, përcjell Portali Albeu.

Armenia dhe Azerbajxhani prej kohësh janë në një konflikt të egër përsa i përket rajonit Nagorno-Qarabag dhe para ndeshjes presidenti i kishte premtuar Agollit se në rast fitoreje kundër Armenisë do të kishte një dhuratë të majme.

Lajme të ngjashme

Back to top button