Pendarovski: Përderisa BDI mbështet Gruevskin nuk ka vend në bisedime

Ish kandidati për president Stevo Pendarovski, ka deklaruar se tani për tani BDI-ja nuk ka vend në tavolinën e bisedimeve në Bruksel ku bisedohet mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për krizën politike pas aferës së përgjimeve.

Sipas tij, kriza aktuale politike në Maqedoni është shumë e rëndë sepse ndikon në të gjitha institucionet shtetërore.

“ Përderisa BDI po e mbështet Gruevskin dhe mendon se Qeveria në krye me VMRO-DPMNE po e udhëheq shtetin në drejtimin e duhur, gjegjësisht në integrimet euro atlantike, nuk mundet që për të, të ketë vend në tavolinën e bisedimeve në Bruksel”, tha Pendarovski për Sloboden Peçat.

Lajme të ngjashme

Back to top button