Tentim për vrasje, lëndohet rëndë një person në Gostivar

59 vjeçari nga Gostivari R.J është lënduar rëndë nga deri tani person i panjohur në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen Pitarnica.

Siç informoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski mbrëmë rreth orës 21:15 person i panjohur i është afruar R.J-së dhe e ka lënduar rëndë me një mjet të mprehtë dukë i shkaktuar kështu lëndime në fytyrë  dhe trup.

Personi është dërguar menjëherë në klinikën e Gostivarit ku është kryer intervenim kirurgjik, por për shkak të lëndimeve të rënda personi është transferuar në klinikat e Shkupit.

Sipas informacioneve të para R.J është i punësuar ën Universitetin Shtetërorë të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button