Sot mbahet protesta e nxënësve të shkollave të mesme

Para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në orën 12 do të mbahet marsh protestues në organizim të nxënësve nga shkollat e mesme.

Marshi do të vazhdojë para Qeverisë, ndërsa do të përfundojë para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ditën e djeshme Ministria e Arsimit dhe Shkencës me Unionin e gjimnazistëve ka arritur marrëveshje që  matematika të mos jetë pjesë e maturës shtetërore.

Por nga Plenumi i gjimnazistëve nuk pajtohen me këtë marrëveshje pasi ato kanë kërkuar kthimin e modelit të vjetër të maturës shtetërore dhe heqjen e testimit ekstern.

Lajme të ngjashme

Back to top button